Wednesday, May 8, 2024

Kuqeblutë, gati të mundin Tiranën. Atmosferë entuziaste në kampin kuqeblu. Pritet rekord tifozësh shkodranë. Të dielën, Vllaznia-Tirana, ora 16:00, në “Loro Boriçi”

Lexo

Java e 21-të e kategorisë Abissnet Superiore, ka rezervuar që ndeshjen më të rëndësishme të saj, atë Vllaznia-Tirana, ta luajë ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:00. Në kampin kuqeblu, janë në përgatitjet e fundit, si në fushën e lojës, por edhe atë organizative. Në këtë të dytën, KF Vllaznia, ka bërë të mundur të nxjerrë në treg që prej ditës së sotme, biletat e kësaj ndeshje. Nga sa bëhet e ditur, për ndjekur live supersfidën, Vllaznia-Tirana nga tribunat e “Loro Boriçit” ka një interesim tejet të madh nga ana e tifozërisë shkodrane, të cilët do të jenë një mështetje e madhe që skuadra të realizojë objektivin e fitores.

Ndërkohë, në krahun tjetër, tekniku Mirel Josa së bashku me kolegët e tij,  Sinani e Lekiqi si dhe drejtorin sportiv, Miloti, vijojnë me shumë përkushtim proçesin stërvitor në mënyrë që të dielën, skuadra të jetë gati për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. Sfida në fjalë, është jo vetëm përballja më e rëndësishme e javës së 21-të, por edhe një klasike e futbollit shqiptar, ku në të gjitha përballjet, si në Shkodër dhe Tiranë, kanë dhuruar spektakël në fushën e lojës.

Kuqeblutë, kanë rastin më të  mirë që me një fitore ndaj bardhebluve të frenojnë Tiranën kryesuese duke e ngushtuar në 3 pikë diferencën me  vendin e parë dhe duke hapur luftën për titull. Ndërsa, një fitore bardheblu në Shkodër, e “vret” në një farë mënyre kampionatin duke bërë që Tirana të shkojë plus 9 pikë nga Vllaznia dhe Partizani që e ndjekin me pikë të barabarta.

Në pritje të sfidës zyrtare të orës 16:00 të së dielës, Vllaznia-Tirana, krahas seancës të së premtes, kuqeblutë kënë ka në dispozicion edhe një seancë tjetër për të shtunën, aty ku tekniku Josa do të vendosë zyrtarisht lojtarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Megjithatë, nga burime të brendshme pranë klubit kuqeblu, mësohet se Josa pritet t’i besojë formacionit fitues të ndeshjes së kaluar me Kukësin. Që do të thotë, se në portë do të jetë malazezi Bojan Zogoviç, në mbrojtje, Smajli dhe Hakaj nga krahët dhe Shehi me Gurishtën në qëndër. Mesfusha përbëhet nga Alivoda, Jonuzi dhe Marku, ndërsa në vijën e parë sulmuese, pritet të jenë Ardit Hoxhaj dhe Esat Mala në krahë me Bekim Balajn në majë të sulmit, i cili në prononcimet mediatike të këtyre ditëve është shprehur optimist, se goli i parë i tij në këtë rikthim tek Vllaznia do të vijë ndaj Tiranës.

Pozitive për Josën në këtë ndeshje është edhe gatishmëria e kosovarit Latifi, i cili pas një mungese të gjatë, u aktivizua javën e kaluar në fundin e takimit me Kukësin.

Java e 21-të e Superiores nisë të shtunën me duelet: Laçi-Egnatia dhe Kukësi-Kastrioti, vijon të dielen me dy sfidat e tjera, Vllaznia-Tirana dhe Erzeni-Teuta, për t’u mbyllur të hënën me çiftin, Bylis-Partizani.

 

JAVA 21
E shtunë
Laçi-Egnatia Ora 13:00
Kukësi-Kastrioti Ora 13:00

E diel
Tirana-Vllaznia 16:00
Erzeni-Teuta 16:00

E hënë
Bylis-Partizani 13:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img