Kuqeblutë kërkojnë fitore në sfidën e parë europiane. Vllaznia- Daugavpils, sot, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” për UEFA Europa Conference League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kuqeblutë e Vllaznisë luajnë sot prej orës 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e parë europiane përballë letonezëve të Daugavpils e vlefshe për raundin e parë kualifikues të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Edi Martini ka udhëtuar që prej paradites së djeshme drejt Elbasanit, ku kaluar edhe naten e mbrëmshme, ndërkohë që është në pritje të sfidës zyrtare të orëve të mbrëmjes.

Ndonëse, në kontigjentin e titullarëve kuqeblu pritet të ketë mungesa për arsye dëmtimesh, apo edhe për largimet befasuese siç ishte edhe rasti i Grudës, stafi teknik ka arritur të formatojë një një skuadër që garanton suksesin në ndeshjen e sotme.

Edhe pse, ndeshja fatkeqësisht nuk u arrit të luhej në shtëpi, për arsyet e shumë komentuara mes KF Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër, në “Elbasan Arena”, Vllaznia pritet të mbështetet nga një tifozëri e madhe kuqeblu.

Një fitore sot e pritshme në “Elbasan Arena”, e cila hedh hapin e kualifikimit në Letoni, në mënyrë që për turin e dytë të Conferencë League, Vllaznia të rikthehet të luajë në stadiumin “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img