Wednesday, April 24, 2024

Kuqeblutë në heshtje shtypi. Nesër, ora 14:00, Kastrioti-Vllaznia. Trajneri Sedloski kërkon qetësi përpara sfidës shumë të rëndësishme me krutanët!

Lexo

Humbja e thellë 0 me 4 e ndeshjes së fundit, me Egnatian në “Loro Boriçi”, e cila përpos zbritjes në vendin e pestë të renditjes së Superiores,  duket se ka lënë pasoja jo të vogla edhe në aspektin psikologjik në kampin kuqeblu.

Për hirë të së vertetes, kritikat në adresë të skuadrës, por edhe të drejtuesve kanë qënë të shumta nga opinion sportive shkodran dhe më gjërë. Megjithatë, skuadra kuqeblu është përpjekur të bëjë më të mirën e saj gjatë ditëve përgatitore që ka pasur këtë javë në dispozicion për ndeshjen e radhës, atë të javës së 32-të që do ta luajë kundër Kastriotit të Krujës.

Një përballje kjo, e cila është jetike për të dyja skuadrat. Për krutanët pritës, ballafaqimi i nesërm konsiderohet prova e fundit e tentativave për mbijetesë, sepse në rast humbje me Vllazninë mbetet në fund të renditjes e pashpresë për qëndrimin në Superiore.

Në të njëjtën kohë, jetike konsiderohet kjo ndeshje edhe për Vllazninë, e cila nëse nuk arrin të marrë pikët e plota ndaj Kastriotit, vë në rrezik serioz pjesëmarrjen e saj Europë përmes kampionatit. Ndaj, përkushtimi i stafit teknik me skuadrën kuqeblu ka qënë maksimal për të nxjerrë në fushë një skuadër fituese.

Për të realizuar një objektiv të tillë, tekniku Sedloski ka kërkuar qetësinë e duhur. Në këtë mënyrë, në mirëkuptim edhe me drejtuesit e klubit, është parë e arsyeshme që tekniku maqedonas Goce Sedloski të mos paraqitet në konferencën e shtypit duke shmangur në këtë mënyrë ndonjë dialog me gazetarët, të cilët me të drejtë mund të prekin edhe dështimin e skuadrës në ndeshjet e fundit.

Sa i përket formacionit anti-Kastrioti, Sedloski do të shfrytëzojë edhe seancën e sotme stërvitore për të përcaktuar zyrtarisht emrat që pritet të dalin në fushën e lojës nga minuta e parë.

Megjithatë, nga sa është parë, një nga ndryshimet e dukshme për ndeshjen e nesërme është për krahun e djathtë të mbrojtjes, pikërisht aty ku Sedloski u kritikua ashpër, kur pas largimit të kapitenit Gurishta në fund të pjesës së parë me Egnatian, aktivizoi Ardit Hoxhaj në atë pozicion.

Kështu, për sfidën me Kastriotin në të djathtë të prapavijës do të jetë Arsid Kruja, pozicion që ai e ka bërë edhe herë të tjera me mungesën e Gurishtës, gjë që do të ndodhë edhe nesër, pasi kapiteni mungon për arsye dëmtimi. Ndërkohë, për pozicionet e tjera të fushës së lojës, pak a shumë pritet të jenë ato futbollistë që luajtën edhe javën e kaluar ndaj Egnatias.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img