Monday, April 29, 2024

Kuqeblutë të papërmbajtshëm në Fier, mbyllet pjesa e parë Apolonia-Vllaznia 0-3

Lexo

0 me 3 në favor të skuadrës kuqeblu është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit mes Apolonisë vendase dhe Vllaznisë mysafire, sfidë kjo e vlefshme për javën e 28-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore. Një Vllazni e papërmbajtshme, e cila nuk e ka pasur aspak të vështirë që të dominojë gjithçka në fushën e lojës përballë një Apolonie tejet të dobët. Një Apolonie, larg imazhit të asaj skuadre që është parë në ndeshjet e mëparshme dhe sidomos të përballjes së fazës së tretë në “Loro Boriçi.”

Kuqeblutë e drejtuar nga gjermano-kroati Brdariç kanë kaluar në avantazh në minutën e 15-të me anë të brazilianit Viktor Da Silva. Ka qënë një goditje dënimi në të majtë të sulmit shkodran e ekzekutuar nga Herald Marku, në vijim është Adili që e kthen në fundore duk e futur në zonë, aty ku Da Silva nuk nguron ta godasë me shpejtësi për në rrjeten vendase.

Kur pritej një reagim pozitiv i Aplonisë për këtë kërkuar golin e barazimit, ndodh e kundërta. Vllaznia shënon edhe golin e dytë në portën vendase në minutën e 24-tërt me anë të sulmuesit Dilaver dhe kryeson me rezultatin 0-2. Tashmë skuadra fierake është terësisht e dorëzuar, e rënë moralisht, pa koncept loje dhe e shthurur në të gjithë komponentët. Në të tilla situata pëson në mënyrë amatoreske edhe golin e tretë. Autor i ketij goli të tretë është vlonjati Ardit Hoxha, i cili i vetëm dhe i pashqetësuar në mes 6-7 mbrojtësve vendasve nuk e ka aspak të vështirë të shtyjë topin në rrjetën e kundërshtarit.

0 me 3 mbyllet kjo pjesë e parë në faror të Vllaznisë, madje me mundësitë që iu krijuar, kuqeblutë mund dhe duhej të shënonin edhe gola të tjerë, sidomo me Dilaver dhe Da Silva që humbën raste të pastra goli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img