Tuesday, April 16, 2024

Shpërthen Vllaznia, 6 gola në transfertë Apolonisë së dorëzuar totalisht, debuton me gol djali i trajnerit kuqeblu Tomas Brdariç, 20 vjeçari Tim Brdariç

Lexo

Apolonia-Vllaznia 0-6

(Shënues: Viktor Da Silva 15′, 51′, Dilaver 24′, Hoxhaj 36′, 90′, Brdariç 82′)

E diel, 18 prill 2021 ora 13.00, stadiumi  “Loni Papuçiu” i qytetit të Fierit

APOLONIA: Harizaj, Omeri, Asllanaj, Sota, Zoga, Jeboah, Shanaj, Smaçi, Mihana, Levendi, Gjata. Trajner: F. Kamarata.
VLLAZNIA: Zogoviç( Qarri 75’), Gurishta, Adili(Tim Brdariç 56’), Shehi, Isaevski, Krymi(Kaleziç 56’), Imeri(Kalaja 56’), Marku, Hoxhaj, Da Silva(Nijavexhi 75’), Dilaver. Trajner: Th Brdariç. 

Gjyqtarë: Mario Shabanaj(Tiranë), Denis Rexha(Tiranë), Endrit Veseli(Fushë Krujë)-I katërt Kridens Meta(Tiranë)

Vëzhgues: Idriz Gashi(Durrës)-Delegat: Alban Tafaj(Tiranë)

Konsiderohej një ndeshje e vështirë për Vllazninë, por për kuqeblutë ka rezultuar krejt ndryshe sfida e transfertës së sotme në Fier përballë Apolonisë vendase. Entuziasmi i kualifikimit në finalen e Kupës së Shqipërisë e ka shoqëruar skuadrën shkodrane edhe në përballjen e sotme përballë Apolonisë. Ndeshja, e cila luhej për llogari të javës së 28-të të kategorisë Superiore ka filluar me një ritëm të lartë të skuadrës kuqeblu e cila që në start e shpërnguli lojën në portën vendase. Nuk vonon dhe vjen goli i parë me autor brazilanin Viktor Da Silva që shënon në minutën e 15-të. Pas nëntë minutash është Dilaver që shënon golin e dytë, ndërkohë që në të 36-tën Ardit Hoxhaj shënon të tretin duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 0 me 3 për Vllazninë.

Edhe pse pritej ndonjë reagim i vendasve për 45 minutat e dyta, por edhe kjo pjesë loje është e tëra nën diktatin e skuadrës shkodrane. Duket se jo vetëm vendi i fundit në renditje, por edhe mungesat e titullarëve, një pjesë e të cilëve të dënuar nga ana e klubit fierak ka dhënë efektin negativ në përformancën e Apolonisë, e cila me plot kuptimin e fjalës ishte hija e vetvetes në këtë ndeshje. Në këto kushte, përfiton Vllaznia e cila e shndërron pjesën e dytë, ashtu si edhe të parën në fakt, si në një ndeshje stervitore.

Surpriza Tim Brdariç, gol në debutim…

Një situatë e tillë i jep mundësi trajnerit Brdariç të hedhë në fushë lojtarët e stolit, mes të cilëve edhe 20 vjeçarin Tim Brdariç, djalin e trajnerit gjerman Thomas Brdariç, aktivizimi i të cilit si debutues për herë të parë me ekipin e parë ndërkohë që luajur më herët me Vllazninë U-21, shoqërohet me entuziasëm në kampin kuqeblu. Një debutim ëndrrash për Brdariç Junior, i cili edhe pse në cilësinë e një qëndërmbrojtësi spikat në disa pjesëmarrje në sulm. I etur për të bërë më të mirën në fushën e lojës, ai vrapon sa në prapavijë dhe sulm, atje ku gjen golin, por që anulohet nga arbitri për faull. Por, përpos shënimit të emrit të tij në protokollin e aktivizimit në formacionin shkodran, Tim Brdariç nuk largohet nga fusha e lojës pa turndur zyrtarisht rrjetën kundërshtare. Dhe, këtë e bën në minutën e 82-të, moment që e gëzon pa masë atë, por edhe të atin, që shikohen duke u përqafuar fort me njëri tjetrin në vijën anësore. Dy gëzime në një ditë që do të mbahen mend nga Tim Brdariç, debutim në një ndeshje të kategorisë Superiore, arritja më e madhe e tij gjatë të gjithë karrierës sportive, që duke i shtuar edhe shënimin e golit, e diela e 18 prillit futet në histori për Brdariç Junior.

Së bashku edhe me dy golat e tjerë të kësaj pjese, Da Silvës në të 51′ dhe Ardit Hoxhaj  në të 90’, që të dy me dopietë në këtë ndeshje, e gjithë ndeshja mbyllet me fitoren e thellë të Vllaznisë me rezultatin 0 me 6.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img