Kuqezinjtë U21, fitojnë miqësoren me San Marinon në transfertë 3-0. Kuqeblutë Smajli dhe Alivoda titullar dhe golashënues

Lexo

- Reklamë -spot_img

San Marino-Shqipëri-3-0

Formacioni i Shqipërisë: Simoni, Mjaki, Kurti, Mitaj, Smajli, Avdiu, Pajaziti, Alivoda, Ismaili, Cristian Shpendi, Stiven Shpendi. Trajner: Alban Bushi

Në fakt, ka qenë një autogol i futbollistëve nga San Marino në minutën e 21-të, që hapi serinë e golave kuqezi. 15 minuta më pas, në të 36-tën, është talenti shqiptar që është pjesë e Fulhamit, Pajaziti, ai dyfishoi shifrat për Shpresat kuqezi.

Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve, e drejtuar nga Alban Bushi ka ngadhënjyer me rezultatin 3-0 në testin miqësor të zhvilluar ditën e mërkurë në fushën e San Marinos. Vlen të theksohet se të 3 golat e ndeshjes së zhvilluar në Stadiumin “Serravalle” të republikës së vogël, u realizuan në pjesën e parë dhe trajneri kuqezi, Alban Bushi, duhet të ketë mbetur i kënaqur me përgjigjet që mori nga futbollistët e grumbulluar rishtazi në ekipin kombëtar të kësaj grupmoshe.

Trajneri Bushi e nisi këtë miqësore të Nën-21-vjeçarëve me Simonin në portë, e më pas me një 4-she të përbërë nga e djathta në të majtë nga Mjaki, Kurti, Mitaj dhe Smajli, duke vijuar më pas me 4 mesfushorë që ishin Avdiu, Pajaziti, Alivoda, Ismaili, si dhe dyshja e sulmit e përbërë nga dy lojtarë me të njëjtin emër, Shpendi. Në fakt, ka qenë një autogol i futbollistëve nga San Marino në minutën e 21-të, që hapi serinë e golave kuqezi. 15 minuta më pas, në të 36-tën, është talenti shqiptar që është pjesë e Fulhamit, Pajaziti, ai dyfishoi shifrat për Shpresat kuqezi.

Për të çuar shifrat në 3-0 mendoi talenti i Vllaznisë, Smajlaj, i cili realizoi në minutën e 39-të. Me këtë epërsi të 3-fishtë të kuqezinjve të vegjël është mbyllur pjesa e parë, ndërsa, sa i përket pjesës së dytë, Shqipëria pati rastet e saj, por pa mundur të finalizojë, duke u mjaftuar kështu me rezultatin 3-0, ndonëse duhet theksuar trajneri Bushi bëri ndryshime të shumta, duke iu besuar thuajse të gjithë lojtarëve.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img