Kursi i Drejtorit Sportiv në FSHF-Mes 31 kursantëve edhe Vioresin Sinani, Luan Pinari, Renato Malota, Ardit Mani, Seno Fishta, etj

Lexo

- Reklamë -spot_img

U mbyll me sukses kursi për Drejtor Sportiv i organizuar nga Federata e Futbollit, ku u diplomuan 31 kursantë që përfaqësojnë një brez të ri profesionistësh në menaxhimin sportiv të klubeve shqiptare.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në praninë e Drejtorit Teknik të FSHF-së, Abdyl Kuriu, dhe anëtarit të KE të FSHF, Gjergji Petro, si dhe me pjesëmarrjen e të ftuarit special, Presidentit të KF Skënderbeu, Ardian Takaj.

Gjatë ceremonisë, Takaj ndau eksperiencën e tij shumëvjeçare në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e rolit të drejtorit sportiv në ndërtimin e projekteve të qëndrueshme dhe konkurruese. Ai u ndal edhe te përvoja e tij me Skënderbeun, duke kujtuar periudhën e sukseseve historike të klubit dhe pjesëmarrjet në UEFA Europa League, një arritje e rëndësishme për futbollin shqiptar.

Në këtë kurs u diplomuan edhe emra të njohur të futbollit shqiptar që kontribuojnë aktualisht në klube të ndryshme, mes tyre Vioresin Sinani, Luan Pinari, Renato Malota, Ardit Mani, Seno Fishta, etj

Ky program i FSHF-së synon të rrisë profesionalizmin në administrimin sportiv dhe të forcojë kapacitetet drejtuese në klubet shqiptare, duke krijuar standarde më të larta në menaxhimin e futbollit modern.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img