Merkato-Shkodrani Erald Maksuti firmos për 4 vjet në Rusi. Flamurtari përfiton 700 mijë euro duke mbajtur edhe një pjesë të kartonit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sulmuesi Erald Maksuti ka mbyllur zyrtarisht transferimin tek Akhmat Grozny në kampionatin rus. Lojtari që zhvilloi një sezon shumë të mirë me Flamurtarin, duke shënuar 12 gola, ka nënshkruar kontratën me klubin e ri.

Maksuti, sipas faqes zyrtare të Akhmatit, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare. Në lajmin për këtë transferim theksohet fakti se sulmuesi ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

Shkodrani spikati me fanellën e skuadrës vlonjate dhe pritej një tranafserim i tij jashtë Shqipërisë, duke pasur parasysh edhe moshën e tij të re, 22 vjeç.

Flamurtari, sipas burimeve të RTSH Sport, ka përfituar 700 mijë euro nga shitja e Maksutit. po ashtu, klubi vlonjat ka mbajtur edhe një përqindje kartoni. Për vetë lojtarin është një hap shumë i rëndësishëm në karrierë kalimi nga kampionati shqiptar direkt në atë rus.

Tek Akhmat Grozny kanë luajtur më parë disa futbollistë shqiptarë, të cilët kanë lënë gjurmë, si Ilion Lika, Odise Roshi, Bekim Balaj dhe Bernard Berisha.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img