Friday, November 22, 2024

Laçi eleminon Partizanin me penallti dhe shkon në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, “heroi” i ndeshjes, shkodrani i portës, Alen Sherri

Lexo

Laçi-Partizani, çerekfinalja tejet emocionuese e Kupës së Shqipërisë. Luftë e fortë sportive, raste në të dyja portat respektive, barazim në kohën e rregullt të 90-të minutave, barazim edhe pas kohës shtesë 2×15 minuta, për t’i lënë vendin penalltive. Sytë e të gjithëve ishin tek portjerët kundërshtarë, ku falë një përvoje më të madhe, më i avantazhuar ishte Partizani me kapitenin Alban Hoxha në portë. Por, nga ana tjetër, edhe pse shumë më i ri se Hoxha, në moshë dhe përvojë, shkodrani Alen Sherri në nadeshjet kur luante me Vllazninë ka treguar klas dhe nuhatje në pritjen e penalltive. I tillë ishte edhe në këtë sfidë, ku shtatlarti simpatik i katërkëndorit laçjan arriti të presë dy penallti duke i dhënë kualikifikimin skuadrës së tij. Kështu, pas Skënderbeut që më herët eleminoi Dinamon duke e mundur me rezultatin 1 me 3, Laçi është skuadra e dytë që pret “bileten” gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia – Korabi dhe Teuta – Kukësi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img