Friday, October 11, 2024

Skënderbeu, skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë, Laçi-Partizani 0-0, shtesë 2-15 minuta për skuadrën që kalon turin

Lexo

Turi Çerekfinal i Kupës së Shqipërisë, edicioni 2020-2021 ka startuar sot në orën 13.00 me dy duelet e para, Laçi – Partizani dhe Dinamo – Skënderbeu, sfida këto që përfunduan pak çaste më parë.

Çifti, Laçi-Partizani është mbyllur me rezultatin e barabartë 0-0. Në këtë mënyrë, për të përcaktuar ekipin kualifikues që shkon në gjysëmfinale do të luhet shtesa 2 herë nga 15 minuta.

Skenderbeu i Korçës është skuadra e parë që pret “bileten” e gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë. Takimi i luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit, Dinamo-Skenderbeu, ka përfunduar me rezultatin 3 me 1 në favor të Skenderbeut. Për Skenderbeun e drejtuar nga trajneri Migen Memelli shënuan  Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′, ndërsa për Dinamon golin e vetëm e shënoi Uelber 63′.

Dy çiftet e tjera çerekfinaliste, Vllaznia – Korabi dhe Teuta – Kukësi, startojnë në orën 16.00.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img