Elseid Hysaj ka ngadhënjyer të mërkurën në mbrëmje në derbin e Kupës së Italisë, pasi Lacio e tij mundi me një gol të vetëm Romën e bashkatdhetarit të tij, Marash Kumbullën, duke siguruar vendin për në gjysmëfinale. Në fakt, ky ishte një derbi i munguar, pasi as Hysaj dhe as shoku i tij i skuadrës së Kombëtares kuqezii nuk patën mundësi të luanin për asnjë moment, duke qëndruar në stol nga fillimi deri në fund të ndeshjes që vendos nga 11-metërshi i saktë i Zakanjit në pjesën e dytë.
Megjithatë, momente në nisje të tij, ka patur minuta të tensionuara në këtë derbi, pasi nga sektorët ngjitur, megjithë policinë dhe kordonin e rojeve të sigurisë, bomba tymuese dhe fishekzjarre shpërthyen dhe dy grupet e tifozëve pothuajse ranë në kontakt. Policia ndërhyri për të qetësuar gjërat, më pas u kujdes edhe trajneri i verdhekuqve, Zhozé Murinjo, teksa po ndiqte Romën duke bërë nxemjen. Trajneri i verdhekuqve iu afrua sektorit të zënë nga romanistët për t’u kërkuar të gjithëve të ndalonin, më pas foli edhe me disa drejtues të Lazios për të njëjtën arsye.
Pas pak minutash situata u kthye në normalitet. Përtej 7 minutave shtesë që u bënë 10 të mbushura me tension, që panë Lacion të mbetej me 10 dhe Romën me 9 lojtarë, pas 3 kartonave të kuq, është skuadra e Hysajt që kualifikohet për më tej, ndërsa Kumbulla ngushëllohet me rikthimin në stol pas një periudhe të gjatë, duke shpresuar që të kthehet sa më shpejt në fushën e blertë.