Wednesday, April 24, 2024

Lajm i hidhur nga Amerika, ndahet nga jeta në moshën 50-të vjeçare, ish notari kampion i Vllaznisë, Ben Dodaj!

Lexo

Një lajm i hidhur vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është ndarë nga jeta në mënyrë të paritur, ish notari i njohur i Vllaznisë, Arben Dodaj. Në fakt, ka qënë ka qënë Ridvan Gjeçaj, ish notari dhe trajneri i Vllaznisë në not, që ka publikuar në rrjetet sociale lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 50 vjeçare të Ben Dodës, sportistit të tij, që e ka pasur në ekipin e notit Vllaznia për vite me radhë.

Nga sa bëhet e ditur, ndarja nga jeta e ish notarit kampion të Vllaznisë ka ardhur krejt papritmas nga një atak kardiak. Gjithnjë nga informacionet që vijnë nga Florida, atje ku Ben Dodaj jetonte prej vitesh me familjen e tij, ai sapo kishte përcjellë në aeroport nënën e tij, e cila kishte qënë për pushime në Amerikë dhe fluturonte drejt Shqipërisë. Takim, që ka qënë i fundit me nënën tij, pasi më pas goditja fatale e marrë në zemër, megjithë ndihmën e shpejtë që i është dhënë, ka bërë që ai të ndërrojë jetë.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Arben Dodajt, apo Ben Dodës që njihej nga të gjithë, ka prekur thellë miqtë e tij të shumtë, në Shqipëri dhe Amerikë. Sidomos, në Shkodër, ku ai kaloi karrieren e tij të pasur sportive, komuniteti i këtij qyteti është i prekur thellë nga lajmi i trishtë që ato kanë marrë për ndarjen e parakohshme nga jeta të një figure të tillë sportive.

Të befasuar për lajmin në fjalë janë kolegët e tij të sportit, duke filluar nga trajneri Ridvan Gjeçaj, me të cilin Beni fitoi 6 tituj kampion individual, për të vijuar  edhe me kolegët e tij në ekipin Vllaznia, Iliri, Moisi, Tonini, Sadija, Gjoni, Arturi, me të cilët Dodaj korri suksese për ngjyrat e ekipit të notit Vllaznia.

I kontaktuar nga Veriu Sport, trajneri i njohur Ridvan Gjeçaj, bën një përshkrim të karrieres sportive të Arben Dodajt.

Arben Dodaj, e filloi sportin e bukur të notit në vitin 1984 me ekipin e pionierëve me trajner Franc Nogen. Pastaj, nga viti 1986-1988 konkuron me ekipin e të rinjëve duke pasur trajner, trajner Halim Zaganjorin, periudhë kjo gjatë së cilës fiton 4 tituj kampionë për kategorinë e të rinjëve.

Falë të dhënave të tij teknike dhe sidomos fizike ku spikaste për konstruktin e skalitur të trupit të tij, në vitin 1989, Ben Dodaj kalon me ekipin e të rriturve me trajner Ridvan Gjeçaj, dhe deri në vitin 1994 arrin të shpallet 6 herë radhazi kampion i Shqipërisë në disiplinat 100 m stil i lirë. Me kolegë të tillë, si Ilir Ymeri, Moisi Shestani, Sadi Anadolli, Artur Komi, Tonin Radovani, Kol Shiroka, Mehdi Muriqi, Gjon Shyti etj., Dodaj fiton edhe tituj të tjerë edhe në garat kolektive, stafeta 4×100 m stil i lirë, 4×100 m stil i përzier, në pishinë 50 m,12 herë kampion në 50,100 m stil i lirë, 4×50 m stil i përzier, 4×50 m stil i lirë, 4×100 m stil i përzier, 4×200 m stil i lirë, në pishinë 25 m, fitues 3 medaljeve(1 ari dhe 2 argjendi) në Spartakiaden e 6-të kombëtare.

Krahas Vllaznisë, emrin i Arben Dodajt, figuron edhe në listën e ekipit kombëtar të notit duke bërë një figurë shumë të mirë në garat e Metingut të Seres në Greq si dhe në Lojrat Mesdhetare të Athines në Greqi në vitin 1991, ku ka konkurruar ne garat e 50 dhe 100 m stil i lirë.

Me dhimbjen dhe keqardhjen e lajmit të ndarjes nga jeta të Arben Dodajt, krahas kolegëve të sportit dhe miqve të tij të shumtë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, bashkohet edhe portali Veriu Sport, duke i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Dodaj për humbjen e parakoshme të njeriut të tyre të afërt, ish kampionit të Vllaznisë në sportin e notit, Arben Dodaj.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img