Thursday, May 16, 2024

Vllaznia-Lajme të mira nga infermieria. Juriç i gatshëm për Egnatian, Qarri i shpëton operacionit, Hakaj gati për dy javë, Spahia dhe Asani vonohen në rikuperim

Lexo

Vllaznia iu gëzua jashtë mase tre pikëshit të marrë ndaj Teutës për javen e pestë të Superiores, por nga ana tjetër situata e dëmtimeve e ka rënduar jo pak gjendjen më kampin kuqeblu.

Hakajt të dëmtuar me Laçin, si dhe të Spahisë dhe Juriç më herët, iu shtuan edhe largimet nga fusha e lojës gjatë lojës me durrsakët e Asanit dhe Qarrit.

Megjithatë, falë ndërhyrjes në kohë të stafit mjekësor të KF Vllaznia, vijnë lajme të mira për lehtësimin e situatës në fjalë. Pozitive në këtë drejtim konsiderohet përmirësimi i mbrojtësit Marko Juriç, për të cilin bëhet e ditur se është i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës ndaj Egnatias, ku mësë paku të paktën për një pjesë loje mund të jetë në fushë për këtë ndeshje.

Një lajm tjetër i mirë ka të bëjë me portjerin Kristi Qarri, për të cilin u dyshua nevoja për një ndërhyrje kijurgjikale pas dëmtimit të marrë në bërryl në ndeshjen me Laçin. Diagnostikimet e bëra në Spitalin Rajonal të Shkodrës si dhe të Tiranës e kanë shmangur një gjë të tillë, por që gjithësesi për një periudhë dy-tre javore do t’i mungojë skuadrës kuqeblu.

Një mungesë shumë e rëndësishme është ajo e mbrojtësit me peshë në formacionin kuqeblu, Ersin Hakaj, i cili mendohej të mungonte gjatë, por terapitë intensive ndaj tij pritet ta kthejnë në fushën e lojës për rreth dy javë.

Së bashku me dy alternativat e tjera në të majtën e prapavijës kuqeblu, Asanin dhe Spahinë, edhe këto të dëmtuar që mund të vonohen për disa javë në rikuperim, për sfidën ndaj Egnatias, krahu i majtë është terësisht i zbuluar duke detyruar teknikun Memelli të bëjë një zgjedhje tjetër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img