Monday, November 25, 2024

Lajm i mirë, Eriksen iu bashkua jetës, e konfirmon Dr. Boesen që e shpëtoi në momentin fatal të futbollistit

Lexo

Problemi shumë i rëndë shëndetësor që e shoqëroi gjatë ndeshjes, Danimarkë-Finlandë, dhe situata në vazhdim për Christian Eriksen është shndërruar në çështjen e ditës në mbarë arenën futbollistike ndërkombëtare dhe jo vetëm. Pamjet filmike të rrëzimit të tij në fushë , ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor, lutja e futbollistëve dhe mbarë opinionit sportive për shpëtimin e futbollistit danez, vazhdojnë të shfaqen vazhdimisht për publikun.

Por, me interes është të mesojmë diçka më shumë, pikërisht nga ai që i dha ndihmën e parë duke i shpëtuar jeten, mjeku sportiv i kombëtares daneze, Morten  Boesen.

“Ne u thirrëm sapo ra Christian: nuk e pashë, por ishte shumë e qartë se ai e kishte humbur vetëdijen. Kur e arritëm atë ai ishte në krah: po merrte frymë dhe unë ndjeva pulsin e tij. Por papritmas nuk kishte më rrahje zemre dhe filluam masazhin e zemrës.

Ndihma erdhi me të vërtetë, me të vërtetë shpejt nga stafi mjekësor dhe me bashkëpunimin e tyre ne ishim në gjendje të bënim atë që duhej të bënim. Ne kemi filluar të ndërhyjmë për ta mbajtur atë gjallë. Për fat të mirë ai iu bashkua jetës”.

Dhe pastaj janë fjalët e trajnerit të Danimarkës, Hjulmand: “Ne nuk mund të merrnim ndonjë vendim derisa Eriksen të vinte në vete. Pasi ai u rikuperua, kishim dy mundësi: të rifillonim lojën ose të provonim përsëri nesër. Duke e ditur që ai ishte mirë, shumica e ekipit vendosi se ishte e drejtë të ktheheshim në fushë menjëherë”, sqaroi mjeku i kombëtares daneze, Morten Boesen.

Në mbrëmje, në Rai, foli Beppe Marotta: “Dinamika paralajmëronte diçka dramatike, për fat të mirë nuk ishte aq falë ndërhyrjes së shokëve të tij të skuadrës dhe stafit shëndetësor të stadiumit. Tani për tani Christian është në duart e Federatës Daneze të Futbollit, mjekët tanë janë në kontakt. Ne shpresojmë që ai mund të zgjidh këto probleme shëndetësore. Ka qenë një dashuri e madhe për ne dhe Christian nga bota e futbollit.

Në ndeshjen e fundit të mbrëmjes së djeshme, Belgjikë-Rusi 3:0, Lukaku, shok skuadre tek Interi, pas dopietës personale që regjisatroi në këtë ndeshje, do të shprehej:“Chris, Chris! Qëndro i fortë. Të dua! Unë jam vërtet shumë i lumtur për këtë fitore, ishte një mbrëmje intensive: ishte e vështirë të luaja për mua, sepse kisha mendjen tek shoku im Christian. Kam qarë shumë para ndeshjes. Ishte e vështirë të përqendrohesha. Edhe lojtarët e tjerë ishin shumë të prekur. Unë do të kontaktoj së shpejti, kam lexuar që ai tani është jashtë rrezikut. Shpresoj që ai të do të jetë mirë së shpejti. Unë jam i lumtur, për fitoren, por mendimet e mia janë për Christian .Shpresoj se ai është mirë tani”.

Solidaritetin e Lulakut të kombëtares belge me Chrristian Eriksen e sqaron në detaje për publikun, mjeku sportive i kombëtares daneze, Morten Boesen. “Eriksen dërgoi një mesazh në chat-in tonë të brendshëm, i cili demonstron se ekziston një harmoni e madhe në grupin e Interit”, përfundoi Boesen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img