Monday, May 13, 2024

Lajm i trishtë! Humb jetën sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena. Rrëzohet në fushë gjatë ndeshjes, Egnatia-Partizani, më pas ndërron jetë në spital. Anulohen ndeshjet e sotme të Superiores, Vllaznia-Laçi dhe Skënderbeu-Teuta dhe ato të nesërme, Tirana-Kukësi dhe Dinamo-Erzeni

Lexo

Një ngjarje tragjike ka përfshirë sot futbollin shqiptar. Ndërkohë që luheshin minutat e pjesës së parë të ndeshjes, Egnatia-Partizani, e vleshme për javën e 13-të vtë Abissnet Superiore, në minutën e 24-tërt, sulmuesi i Egnatias Raphael Dwamena është parë të rrëzohet në fushën e lojës pa pasur asnjë kontakt me kundërshtarin.

Në drejtim të tij vrapuan menjëherë futbollistët e të dyja skuadrave, ndërohë q ënë fushë janë futur edhe të dy stafet mjekësore të Egnatias dhe Partizanit duke i dhënë ndihmën e shpejtë.

Në fushë është futur menjëherë edhe autoambulanca, e cila ndodhej në pistën e stadiumit “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, e cila me ndihmën e stafeve mjekësore e kanë transportuar në Spitalin e Kavajës.

Nga sa mësohet, një goditje tjetër në zemër kur ka mbërritur në spital, ka qënë fatale për 28 vjeçarin nga Gana, që deri më tani ka qënë golashënuesi më i mirë i Egnatias në kampionat.

Megjithë ndërhyrjen e mjekëve specialistë, Duamena nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.  Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë spitalit ku ai ndodhej dhe nga zyrtarë të FSHF-së.

Sië bëhet e ditur edhe në lajme të tjera që përcillen rreth këtij futbollisti, thuhet se afrikani ka patur më parë probleme në zemër, ndërkohë që një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe kur luante në Austri.

Pas kësaj ngjarje të rëndë të pasdites së sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që dy ndeshjet e kategorisë Abissnet Superiore të planifikuara për t’u luajtur në orën 17:00, Vllaznia-Laçi dhe Skënderbeu-Teuta, si dhe ato të nesërme, Tirana-Kukësi dhe Dinamo-Erzeni, të mos zhvillohen deri në një vendim të dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img