Friday, April 26, 2024

Lajmi i Fundit…Nesër starton Turi çiklistik i Shqipërisë, Vllaznia kampione nuk merr pjesë për pamundësi financiare!

Lexo

Gara më e rëndësishme e sezonit për Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Turi Çiklisktik i Shqipërisë starton nesër me etapën e parë. Në garë do të jenë ekipet e kampionatit shqiptar, si dhe disa ekipe të huaja, si Italia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia etj.

Por, këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm do t’i mungojë ekipi shkodran Vllaznia. Mungon ekipi i traditës ku në Shkodër është zhvilluar gara e parë e çiklizmit si dhe gara e parë ndërkombëtare, mungon ekipi i Agim Tafilit që me kolegët e tij, Brahim Syka, Sykti Tafili, Leonard Kola, etj  ishin të paarritshëm nga askush në Shqipëri, dhe ajo që është më e rëndësishmja dhe më aktualja, mungon Vllaznia e talenteve, kampionia e vitit të kaluar në ekipet shqiptare pas Italisë që fitoi Turin shqiptar.

Por, absuditeti më i çuditshëm është se mungesa e Vllaznisë nuk vjen për mungesë përgatitje, sepse trajneri Leonard Kola ka në dispozicion një grup të talentuar çiklistësh, të cilët në garat e këtij viti fituan të gjihë trofetë kombëtarë. Mungesa e Vllaznisë në Turin Çiklistik të Shqipërisë vjen, pa as më të voglin dyshim, vetëm për arsye financiare.

Sa për sqarim të opinionit sportiv, kur themi që Vllaznia do të mungojë për arsye financiare, këtu nuk bëhet fjalë për premio apo komoditete siç i ka futbolli apo ndonjë sport tjetër, por thjesht dhe qartë, për lekët e bukës së gojës, lekët e udhëtimit, akomodimit në hotel dhe ushqimit për ditët e garës.

Në Shkodrën e 2021-shit, është absurditeti më i madh që ndodhë një gjë e tillë. Prandaj, sa nuk është vonë, pasi nesër starton Turi Çiklistik, Sport Klub Vllaznia dhe Bashkia Shkodër, të cilin përfaqëson Vllaznia e çiklizmit, pse jo edhe ndonjë biznesmen dashamirës pas sportit të dyrrotakëshit të reagojnë sa më shpejt në zgjidhjen e problemit në fjalë dhe t’i mundësojnë pjesëmarjen këtyre djelmoshave të talentuar, të cilët me trajnerin Leonard Kola në krye, kanë marrë përsipër që ta sjellin përësi titullin kampion në Shkodër.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img