Friday, May 17, 2024

Latifi, thuajse i larguari i radhës nga Vllaznia!

Lexo

44 ndeshje 13 gola me Vllaznine dhe 10 mije euro rroge! Gjithcka u duk se ne fillim do te bente ndryshimin ne kampin shkodran por demtimet nje pas nje e penguan prishtinasin 29 vjeçar Liridon Latifin te dilte ne me te miren e tij.

Por pas mbylljes se sezonit futbollistik ka perfunduar  dhe kontrata e Latifit me Vllaznine. Drejtuesit duket se jan vene ne levizje menjeher per ta zevendesuar dhe ardhja e Dodev si dhe dhenja e numrit 7 Ildi Grudes duket qe e largojn gjithnje e me shume Latifin me ekipin e Vllaznise.

Burime per “Veriu Sport” bejne me die se dyshja Xhaferi-Plori i kan idete e qarta dhe kerkojne qe sezonin e ri futbollistik te mos kete me lojtare me paga te larta si ne formacion apo dhe ne stol, por mesa duket pas largimeve te Kaines, Hoxhajt dhe Shehit eshte radha e Latifit per t’u larguar. Mbetet per tu pare e ardhmja e Latifit ne te ardhmen. E sigurt eshte qe nuk do te vijoje te jete me pjese e kuqebluve, ndersa ka sinjale qe Tirana mund te preferoje ta veshe bardheblu.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img