Saturday, July 27, 2024

Letër në redaksi. Post ndeshja, Tirana-Vllaznia. Konflikti mes dy tifozërive dhe thirrja për normalitet!

Lexo

Opinion nga Ruzhdi Fatusha(Tifoz i Vllaznisë, banues në Tiranë)

Isha stadium ne Tirana-Vllaznia. Ndeshje per ne e mire. Terreni skandaloz. Atmosfera tifozerize shume e rende nga ana tifozerise tiranase. Te shara pa fund pa llogjike. Maloket, maloket. Provokuan dhe mbrojtesin  Hakaj, dhe ai gaboi. Mbas ndeshjes, me nje mik po kthehesha ne shtepi tek Komuna e Parisit. Ne rruge kalojne dy vetura policie, autobuzi i tifozeve te Vllaznise dhe dy  vetura e dy motoçikleta te tjera te policise. Ne cast, nje mori guresh, copa hekuri nga nje rrugice anesore sulmojne autobuzin e tifozeve. Kjo.ngjarje rreth 300 400 m  larg stadiumit. Njerezit ndalojne, dalin nga lokalet. Deme  te renda fatmiresisht nuk pat. Intensiteti goditjes mund kishte dhe viktima. Mendova me vehte, s’ja vlen me te ndjekesh stadiumet. Problem i jashtezakonshem social e  shoqeror.

 A ka zgjidhje kjo armiqesi ne mes tifozeve Shkoder e Tirane?

Thrasim historine. Palok Nika shkodran themeluesi i Klubit Tiranes. AliMema, Dabulla, Vrapi  etj etj, kane kontribuar per Vllaznine. Sic G. Lika S. Lici, Miloti kane kontribuar per te dal  kampion Tirana. Po ashtu P. Dibra e M. Zhega kane kontribuar ne ekipet respektive ne ndeshjet me Ajaksin e Austrise Vjenes. Nga na errdhi kjo urrejtje mesjetare.

Çfare duhet bere?

  1. Fillimisht presidentet te ulin tonet mes tifozerive perkatese.
  2. Sponirozimet perkatese tifozerive te behen duke vene dhe kushtezime.
  3. Per nje kohe dhe punonjes te klubit te jene mes tyre per te ndikuar pozitivisht.
  4. Detyrimisht, tifozeri shkodrane kur luhet ne Shkoder te kete nje baner kur te shkruhet. Mireseini, vllezer tiranas.

Ruzhdi Fatusha(Tifoz i Vllaznisë me banim në Tiranë)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img