Thursday, May 16, 2024

Liga e Kombeve-Sot, ora 20:45, Shqipëri-Islandë në “Air Albania”. Një formacion pa shkodran, Hysaj dhe Broja mbesin jashtë

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll luan sot ndeshjen e fundit të grupit B e vlefshme për Ligën e Kombeve. Pas kthimit nga Izraeli, ku Shqipëria u mund me rezultatin 2-1 duke humbur kështu edhe çdo mundësi pretendimit për të kapur kreun e grupit, kuqezinjtë kanë pasur fare pak kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen me Islandën, takim që luhet mbrëmjen e sotme në “Air Albania” të kryeqytetit duke filluar nga ora 20:45.

Megjithatë, gjatë seancës stërvitore të djeshme zhvilluar në Durrës, tekniku RFeja është parë të aplikojë disa skema loje, duke dhënë të kuptohet se do të ketë shumë ndryshime në formacionin e parë.

Kështu, në krahasim me ndeshjen e Izraelit, dyshja e shkodrane, ose më saktësisht nga Malësia e Madhe, Hysaj-Broja, kanë mbetur jashtë formacionit të parë.

Nga ajo që është parë, Strakosha do të jetë përsëri në portë, Ismajli, Gjasula dhe Veseli në mbrojtje, Balliu, Lenjani, Ramadani, Abrashi dhe Bajrami në mesfushë, ndërkohë që në sulm pritet të luajnë dyshja, Uzuni-Çikalleshi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img