Sunday, May 5, 2024

(Video) Marçelo Troisi: E merituam plotësisht fitoren ndaj Vllaznisë(Flamurtari-Vllaznia 2-1)

Lexo

Për trajnerin e Flamurtarit, braziliani, Marçelo Troisi, fitorja e arritur pasditen e djeshme ndaj Vllaznisë me rezultain 2-1 ishte plotësisht e merituar nga ana e tyre. Një gjë të tillë ai e ka shprehur në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes.

“Gjatë javës e studiuam Vllazninë dhe ia dolëm ta mundnim në këtë ndeshje. Këto janë fitore me shumë rëndësi. Kuptohet që Vllaznia është një ekip i madh në Superligë. Ata erdhën këtu për të marrë fitoren, por skuadra jonë e meritoi plotësisht atë. Tani do të shikojmë shanset në ndeshjet e radhës, pasi kemi edhe 90 minuta për të luajtur. Do të shkojmë në Shkodër që të bëjmë maksimumin tonë. Megjithatë, pas kësaj ndeshjeje duhet të mendojmë direkt për atë të radhës në kampionat ndaj Besës”, është shprehjur menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Flamurtarit, Marçelo Troisi.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Flamurtarit, Marçelo Troisi dhënë pas ndeshjes së Kupës, Flamurtari-Vllaznia 2-1)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img