Friday, May 3, 2024

Liga Unike-Basketboll Meshkuj/Vllaznia humb klasiken me Tiranën në transfertë 96-82 për Javën e 10-të

Lexo

Tirana Neptun-Vllaznia 96:82 (14:27, 31:17, 24:17, 27:21)

Kuqeblutë e koshit ishin sot mysafir në kryeqytet duke u përballur me ekipin vendas, Tirana Neptun në një klasike të basketbollit shqiptar që këtë radhë luhej në kuadër të Javës së dhjetë të Ligës Unike në basketboll për meshkuj.

Fitorja e së shtunës së kaluar ndaj Kamza Basket për javën e nëntë të Ligës Unike, nën drejtimin e trajnerit të ri nga Kosova, Fabian Gjuka, u duk se dha efektin e duhur edhe në përballjen me Tiranën, kur në dhjetë minutat e periodës së parë, pamë një Vllazni fantastike në fushën e lojës.

Kjo u pa, jo vetem në dominimin total që ato i bënë kësaj periode në pikëzim, por edhe me atë lojë cilësore që basketbollistët kuqeblu demostruan në parketin e sallës sportive “Fahrie Hoti”.

14 me 27 për Vllazninë janë shifrat e mbylljes së periodës së parë duke krijuar bindjen se kjo epërsi të vijohej të administrohej edhe në pjesën tjetër të ndeshjes nga skuadra kuqeblu.

Por, duket se zakoni i vjetër i Vllaznisë, me luhatjet nga njëra periodë tek tjetra duket se vazhdon të jetë prezente përsëri në radhët e skudrës kuqeblu. Nga 14-27 për Vllazninë në periodën e parë, perioda e dytë regjistron fitore me Tiranën me shifrat 31-17. Kjo bën që skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjes me fitoren e Tiranës me rezultatin 45:44.

Vllaznia vazhdon të luajë dobët edhe në pjesën e dytë. Ajo që i jep goditjen  kryesore skuadrës kuqeblu është perioda e tretë, në dhjetë minutat e së cilës bardheblutë shënojnë 24 pikë ndaj 17 të Vllaznisë duke e thelluar akoma më shumë avantazhin që pas perodës së tretë është në 69-61 për Tiranën.

Perioda e katërt dhe e fundit e gjithë ndeshjes ka tendenca nga ana e Vllaznisë për të barazuar rezultatin, por tiranasit janë në një ditë mirë, ku duke përfituar edhe nga disa gabime të Vllanzisë, e fiton edhe këtë periodë me shifrat 27-21 duke bërë që në fund të krejt ndeshjes, rezultati i përgjithshëm të ishte 96-82 në favor të Tiranës.

Fitorja e sotme ndaj Vllaznisë është e pesta për Tirana Neptun në Ligën Unike kundrejt dy humbjeve. Nndërkohë, për Vllazninë, humbja e sotme është e teta ndaj dy fitoreve të vetme.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img