Friday, April 19, 2024

Lionel Messi rezulton pozitiv me COVID-19

Lexo

Klubi futbollistik francez Paris Saint-Germain (PSG) njoftoi se 4 futbollistë, përfshirë edhe yllin argjentinas Lionel Messi janë infektuar me koronavirus (COVID-19).

Ai së bashku me lojtarët e tjerë janë karantinuar në shtëpitë e tyre, në prag të sfidës në Kupën e Francës. Për Mesin ky është një fillim jo fort i mirë për këtë vit të ri, që pas ndeshjes së kupës, pritet të mungojë dhe në kampionat në sfidën me Lion të dielën e ardhshme, nëse testet e tjera rezultojnë pozitive. Për momentin argjentinasi është në izolim dhe në gjendje shumë të mirë duke ndjekur rregullat e shëndetit në këto raste.lg.php.gifLojtarët e tjerë të infektuar në rradhët e PSG janë Bernat, Serxhio Riko dhe Bitumazala. Ekipi kishte kryer testet përpara udhëtimit të tyre drejt Vanë, për sfidën e raundit të 16 të Kupes së Francës. Klubi bëri me dije ditën e djeshme se 4 lojtarë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv, por pa përmendur se kush. Ndërkohë emrat u bënë publik ditën e sotme.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img