Thursday, March 28, 2024

“Loro Boriçi” me fat për kuksianët, mundin Skënderbeun me një futbollist më pak në fushë

Lexo

Është thënë edhe herë të tjera që “Loro Boriçi” është me fat për kukësianët, dhe një gjë të tillë u vertetua edhe sonte kur skuadra e drejtuar nga italiani Longo u largua me tre pikë shumë të rëndësishme nga Shkodra duke mundur minimalisht Skënderbeun me rezultatin 1 me 0.

Veçse, për hirë të së vertetes, duhet thënë se ky tre pikësh është marrë mes shumë peripecish kur kemi parasysh largimin nga fusha e lojës me karton të kuq të portjetit Tafas. Ka qënë minuta e 36-të, teksa portieri Tafas shkakton një ndërhyrje të gabuar në dëm të Mensah jashtë zone. Kartoni i kuq është i padiskutueshëm, Kukësi mbetet me 10 lojtarë, ndërkohë që deri në ato minuta kishte kontrollin e lojës. Dhe, menjëherë pas të kuqit të Tafas vjen tronditja e portës kukësiane, kur në minutën e 40-të traversa i mohon golin skuadrës korçare me protagonist Marën. Përpara se skuadrat të shkojnë në pushimin mes dy pjesëve, regjistrohet përsëri një shtyllë, por këtë radhë në portyën korçare me protagonist Gjebërim Taipin.

Pjesa e dytë nis me një mundësi të verilindorëve, Gjelbërim Taipi është ndalur nga portieri Rexhepi. Mensa dhe Mara për Skënderbeun kanë mundësitë e tyre, por finalizimi nuk është i duhuri. Pas disa mundësive të korçarëve, është Kukësi që jep përgjigjen e duhur. Është pikërisht blerja më e fundit, Vasil Shkurtaj, të cilit i kanë mjaftuar dy minuta lojë, kontakti i parë me topin, për ta dërguar atë në rrjetë.

Sulmuesi aktivizohet në minutën e 76-të, ndërsa në të 77-ën, pas një asistimi të Gjelbërim Taipit, Shkurtaj ka bërë atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetë poshtë këmbëve të portierit Rexhepi, 1-0. Në minutat e mbetura, korçarët rrezikojnë me Mensah e Nikaj, por rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund, tri pikët shkojnë për Kukësin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img