Tuesday, May 7, 2024

“Luftë” për mbijetesë sfida Skënderbeu-Dinamo, zgjidhje janë vetëm 3 pikët

Lexo

Java 24 e Abissnet Superiore do të mbyllet sot me sfidën Skënderbeu-Dinamo, takim që do të luhet në orën 16:45 në stadiumin e Korçës.

Një sfidë mes dy skuadrave të cilat ndodhen në vendet e fundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 3 pikë diferencë mes tyre, dhe ky duel jo më kot do të cilësohet si “luftë” për mbijetesë.

Interesant është fakti se të dyja skuadrat në 5 ndeshjet e fundit kanë të njëjtën ecuri në rezultate, teksa kanë vetëm 1 barazim dhe nga 4 humbje.

Blutë e Bledra Devollit dhe ujqërit e Migen Memellit vihen përballë me synimin e vetëm 3 pikët, për të lënë prapa një rival direkt për mbijetesën.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img