Friday, April 19, 2024

Luiza Gega, emblema e atletikës shqiptare. E pesta në botë dhe rekord kombëtar në 3000 m

Lexo

Atletja e talentuar e garave të thellësisë, Luiza Gega vazhdon të jetë e suksesshme në garat ndërkombëtare duke bërë emri dhe reputacioni i atletikës shqiptare të rritet nga gara në garë. Paraqitja e fundit që mori vlerësime shumë pozitive, jo vetëm nga specialistët shqiptarë, por edhe ato të huaj ishte ajo në botërorin e atletikës që po zhvillohet në Eugene(SHBA).

Atletja Shqiptare ka arritur të renditet e pesta në botë me kohën  9’10”04 në 3000 metra me pengesa, duke vendosur dhe rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Ashtu sic ishte parashikuar apo pohuar dhe nga vetë atletja apo trajneri i saj, Taulant Stërmasi, ishte një garë e vështirë, por që janë përmbushur të gjitha pritshmëritë.

Pavarësisht se nuk arriti të futej në zonën e medaljeve, Gega ishte gjatë gjithë kohës në grupin e më të mirave në këtë garë. Arriti të vendosë rekord kombëtar duke përmirësuar ndjeshëm atë të mëparshmin, 9’14”29, që mbahej po nga ajo. Vendin e parë e mori atletja nga Kazakistani, Norah Jeruto me kohën 8’53”02.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img