Monday, November 25, 2024

Mançester Siti-Inter, finalja e Ligës së Kampioneve. Anglezët shkatërrojnë Realin 4-0. Sfidë edhe mes trajnerësh, Guardiola leksion Ançelotit!

Lexo

Mançestër Siti-Real Madrid  4-0

(Shënues: B. Silva 23′, 37′, Akanzhi 76′, Alvarez 90’+1′)

Tashmë nuk nuk ka më një Real Madrid të pathyeshëm. Mesazhin për ngjë të tillë ia dha Mançestër Siti, i cili pas barazimit të sfidës së parë gjysëmfinale, në të dytën luajtur mbrëmjen e sotme në Etihad Stadium, i shënoi plot katër herë. Një dominim i plotë në kuadrin e shkatërrimit, kur kemi parasysh edhe rastet e tjera të shumta, të cilët nëse nuk do të ishte në superformë portjeri madrilen, humbja e spanjollëve mund të ishte dhe shumë më e thellë në shifra.

Krahas të tjerave, ballafaqimi në fjalë ishte edhe një sfidë mes trajnerësh me emër, ku Pep Guardiola arrin të mposhtë rivalin e tij, një trajner të madh si Carlo Ançeloti, i cili në përfundim të ndeshjes i shrëngoi dorën nxënësit të tij.

Dy golat e Bernardo Silva, Alvarez dhe autogoli i Militaos dërgojnë të besuarit e Guardiolës në finale kundër zikaltërve në Stamboll më 10 qershor. Mançestër Siti i Pep Guardiolës do të sfidojë Interin e Inzaghit në finalen e Champions League 2022/23 në Stamboll.

Të gjithë prisnin një spektakël dhe i tillë ishte. Pas 90 minutave të para të studimit dhe balancimit, me barazimin 1-1 në Bernabeu që shtyu gjithçka për në ndeshjen e dytë, është një Siti dominues në Etihad që meriton të kalojë në finalen e Champions League, e dyta në tre vjet, duke realizuar një hakmarrje ndaj Realit.

Në një farë mënyre, kjo fitore e thellë në shifra 4 me 0 e Mançestër Sitit realizuar mbrëmjen e sotme është rezultat i zhgënjimit të hidhur të vitit të kaluar, kur anglezët u eliminuan nga Reali i Ancelottit në frymën e fundit, në një tallje me salcë spanjolle të servirur në minutat e fundit të një ndeshjeje që në 2022 njerëzit e Guardiolës shkuan me avantazhin e ndeshjes së parë të fituar 4-3. Një hakmarrje edhe për Pep, i cili në Stamboll do të gjejë Interin që e eliminoi në garën për titull në vitin 2010 dhe që më pas u bë ‘Tripleta’ zikaltër.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img