Tuesday, April 30, 2024

Maqedonia e Veriut mund 0-1 Italinë dhe e lë jashtë Botërorit

Lexo

Të besuarit e Mançinit dominojnë por shpërdorojnë, jashtë garës për të dytin edicion radhazi

Italia humbet 0-1 në gjysmëfinalen e play-off-it kundër Maqedonisë së Veriut dhe i mungon aksesi në Kupën e Botës 2022, duke mbetur në mënyrë sensacionale jashtë kompeticionit kryesor ndërkombëtar për edicionin e dytë radhazi. Të besuarit e Mançinit dominuan për mbi 90′, shpenzuan shumë dhe u ndëshkuan në minutën e 92-të nga goli i bukur i Trajkovskit. Tashmë maqedonasit do të luajnë për një vend në Katar në finale kundër Portugalisë.

Nga triumfi europian në makthin botëror dhe 5 vite pas katastrofës së epokës Ventura, përballet me një tjetër përjashtim, të pabesueshëm nga turneu më i rëndësishëm dhe më i lakmuar në planet. Jorginho dhe shokët e tij paguajnë për një tjetër ndeshje të errët, të dominuar për nga loja dhe rastet e krijuara, por në të cilën mungon qartësia dhe konkretizimi në 20-25 metrat e fundit, edhe falë gjendjes më pak brilante të disa nga lojtarët kyç (Barella, Immobile, Insigne).

Ndryshimet, ndonëse cilësore, nuk arrijnë të japin shtytjen e shpresuar dhe në fund vjen, thuajse e pashmangshme, zhgënjimi. Në Katar do të jetë një mes Portugalisë dhe Maqedonisë, kampionët e Evropës do të duhet të shikojnë një tjetër Botëror nga divani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img