Martini: “U munduam të bëjmë diçka për të shënuar gol, por nuk ia dolëm. Mund të kthejmë ndeshjen e kthimit”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia ka pësuar disfatë 0-1 ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League. Trajneri i Vllaznisë doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit.

“Normalisht i mërzitur, kishim rastet tona dhe duhet të shënonim. E zotëruam të gjithë lojë, por pësuam një gol në fundin e lojës që duhet ta evitonim. Kemi ndryshuar 4 lojtarë në formacion në një muaj dhe nuk arritëm të mbanim ritmin. U munduam të bëjmë diçka për të shënuar gol, por nuk ia dolëm.

0-0 do ishte më mirë se 1-0. Sido që të dalë kjo ndeshje, kemi edhe një ndeshje. Jam optimist për lojën që kanë bërë djemt dhe mendoj se mund të kthejmë ndeshjen e kthimit. Ky është një ekip i vështirë, shtatlartë dhe që mbrojnë mirë. Kur futen 10 lojtarë në zonën e 30 metërshit është e vështirë t’i çashë. Kam besim te djemtë dhe kemi 90 minuta të tjera. 1-0 është një rezultat që mund ta kthejmë. Jemi më lart se ta.

Ne kemi prit edhe lojtarë të vijnë, jemi në bisedime me shumë lojtarë. Është e domosdoshme të kalojmë këtë tur edhe nga financat. Gjithsesi kemi një ndeshje që duhet ta luftojmë deri në fund për të arritur kualifikimin”, u shpreh Martini.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img