Sunday, October 13, 2024

MBI SHITJEN E KLUBIT TË FUTBOLLIT “VLLAZNIA”, Bashkia Shkodër jep detaje mbi Projekt Vendimin

Lexo

Në mbështetje të nenit 113, pika 2 të ligjit nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“, të ndryshuar; nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1, nënpika 1.1, shkronja „b“, nënpika 1.2, shkronja „a“, nenit 54 germa „e“ të ligjit nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore“, i ndryshuar; ligjit nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar; Ligjit nr. 9874, dt. 14.02.2008 “Per ankandin publik”, i ndryshuar; VKM me nr. 1719, dt. 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, i ndryshuar; VKB nr.9, datë 26.08.2011 “Per miratimin e transferimit te Klubit të futbollit “Vllaznia” në shoqëri aksionare”, Bashkia Shkodër ka propozuar projekt vendimin për:

1. Dhënien e pëlqimit për shpalljen për shitje të 100% të aksioneve që Bashkia Shkodër zotëron si aksionere e vetme në Shoqërinë Klubi i Futbollit “Vllaznia”.
2. Çmimi minimal i shitjes së 100% të kuotave është 50,794,000 (pesëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) Lekë.
3. Forma e shitjes së aksioneve që zotërohen nga Bashkia Shkodër në Shoqërinë Klubi i Futbollit “Vllaznia”, të bëhet nëpërmjet proçedurës konkurruese: Procedurë e Hapur Standard e Ankandit, sipas dokumenteve standarde tip të ankandit, bashkëngjitur këtij vendimi.
4. Proçedura e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve, që zotëron Bashkia Shkodër, të nisë me vlerën 50,794,000 (pesëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) lekë.

Arsyet kryesore për këtë investim:

a) Interesi për pjesmarrje të investimeve private në futboll është rritur në vitet e fundit me rritjen e të ardhuarve nga të drejtat televizive, reklamat, tifozëria, mediat, trofetë, sponsorizimet.
b) Eksperiencat dominuese tregojnë se investimet në klubet e futbollit, përveç synimit për rritjen e fitimeve dhe kapitaleve të aksionerëve, motivohen edhe qëllimin e përfshirjes sociale dhe kontributeve për komunitetin ku ushtrohet biznesi apo ka interesa të caktuara.
c) Ky investim në sportin e Futbollit është një rast unik në Shqipëri, sepse KF Vllaznia sh.a. i përket një qyteti që njihet si themelues të futbollit në Shqipëri dhe ka një histori suksesi rreth 100 vjeçare,
d) Tregu privat i futbollit është i ri dhe dinamik, ku klubet private po shënojnë rritje në cilësinë dhe treguesit financiarë të futbollit;
e) Federata Shqiptare e Futbollit ka përmirësuar dukshëm standardet dhe rregullat për zhvillimin dhe mbikqyrjen e sportit të futbollit.
f) Janë disa subjekte vendase dhe të huaja që kanë shprehur interesin për pjesëmarrje në investim, në rast të realizimit të procedurave të privatizimit të shoqërisë aksionere, duke u bërë indicie për fillimin e procedurës së shitjes.
g) Propozimi për realizimin e shitjes së shoqërisë tregëtare Klubi i Futbollit “Vllaznia” ka në referencë edhe ndryshimet e fundit ligjore, në ligjin Nr. 105/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për Sportin”. Në nenin 8 të këtij ligji janë miratuar ndryshimet në Nenin 22, “Kapitali shtetëror”, ku përcaktohet:
– 1. “Institucionet publike qendrore dhe vendore, që kanë në zotërim aksione të shoqërive tregtare sportive, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji i nxjerrin ato në shitje në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

* Required

  1. Gjinia*

Choose

 

This is a required question

  1. Rezidenca*

Choose

  1. Grup Mosha*

Choose

  1. A jeni dakord me shitjen e aksioneve te Shoqërisë Aksionere Klubi i Futbollit “Vllaznia”

PO

JO

  1. A jeni dakord që procedura e shitjes së aksioneve që zotërohen nga Bashkia Shkodër, të bëhet nëpërmjet proçedurës konkurruese: PROCEDURË E HAPUR STANDARD E ANKANDIT, sipas përcaktimeve ligjore?

PO

JO

  1. Sipas Vlerësueve proçedura konkurruese e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve, që zotëron Bashkia Shkodër, të nisë me vlerën 50,794,000 (pesëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) lekë. Jeni dakord?

PO

JO

7, Nëse JO-nuk jeni dakord që proçedura konkurruese e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve, që zotëron Bashkia Shkodër, të nisë me vlerën 50,794,000 (pesëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) lekë, çfarë vlere ju vlerësoni-, më shumë apo më pak, sa?

Your ansëer

  1. Pëveç “Kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të kualifikimit të subjekteve aplikues, a sugjeroni ndonjë kërkesë tjetër, me synim gjithpërfshirjen? Kriteret ne Dokumentin Standard të Ankandit e gjeni në lidhjen:

Your ansëer

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img