Wednesday, April 24, 2024

Vllaznia drejt privatizimit, Bashkia Shkodër prezanton projektvendimin dhe relacionin shoqërues drejtuar Këshillit Bashkiak

Lexo

Çështja e shumë përfolur e privatizimit të Vllaznisë duket se po merrë rrugën e duhur. Bashkia e Shkodrës që është edhe pronarja 100 përqind e KF Vllaznia informoi paraditen e së mërtes se ka hartuar dokumentacionin për procedurat e privatizimit të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a., duke publikuar projektvendimin dhe relacionin shoqërues drejtuar Këshillit Bashkiak. Ky konsiderohet një hap shumë i rëndësishëm, po ashtu edhe arritje e një synimi që Bashkia e Shkodrës i kishte vënë vetes, në përgjigje edhe të sugjerimeve të shumta të specialistëve të futbollit, tifozëve dhe tashë edhe zbatimit të detyrimeve ligjore të miratuara me ndryshimet në ligjin “Për Sportin”.

Përmbledhtas, Bashkia Shkodër ka propozuar në projektvendimin dërguar Këshillit Bashkiak si më poshtë:

  1. Dhënien e pëlqimit për shpalljen për shitje të 100% të aksioneve që Bashkia Shkodër zotëron si aksionere e vetme në Shoqërinë Klubi i Futbollit “Vllaznia”.
  2. Forma e shitjes së aksioneve që zotërohen nga Bashkia Shkodër në Shoqërinë Klubi i Futbollit “Vllaznia”, të bëhet nëpërmjet proçedurës konkurruese: Procedurë e Hapur Standard e Ankandit, sipas dokumenteve standarde tip të ankandit, bashkëngjitur këtij vendimi.
  3. Proçedura e ankandit për shitjen e 100% të aksioneve, që zotëron Bashkia Shkodër, të nisë me vlerën 50,794,000 (pesëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) lekë.

Kemi gjykuar, duke parë edhe eksperiencat më të mira në vend, por edhe ato ndërkombëtare, që kjo është rruga e duhur për një Vllazni konkurruese dhe aty ku e dëshirojmë të gjithë.

Të gjithë qytetarët e Shkodrës, tifozët e Vllaznisë dhe të sportit në përgjithësi, janë të ftuar të japin opinionin e tyre për sa më sipër, duke u bërë jesë e një pyetsori (sondazhi) me synim përmirësimin sa më shumë të jetë e mundur të këtij procesi të rëndësishëm.

Për të dhënë opinionin tuaj, klikoni linkun më poshtë:

https://forms.gle/CLFHkeABBzBjTMgb7

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img