Wednesday, December 11, 2024

FSHV reagon pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për bllokimin e aktivitetit të sportit të volejbollit

Lexo

Kishin muaj të tërë që si rezultat i problermatikes së situatës së Corova Virusit vuanin mundësinë e zhvillimit të seancave stervitore në mjediset e mbylluara, ndërkohë tashmë vjen edhe një njoftim tjetër “bombë” për bllokimin e aktivitetit të kampionatit kombëtar të volejbollit shqiptar. Vendimi në fjalë i bërë publik nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë ka krijuar pakënaqësi të madhe në të gjitha klubet sportivë të Shqipërisë, ndërkohë që e pakënaqur është edhe vete Federata Shqiptare e Volejbollit, e cila nuk ka vonuar të reagojë përmes një deklaratë për shtyp të Bordit Ekzekutiv pranë këtij institucioni.

 

. . . . . .

 

Deklaratë për shtyp

e Bordit Ekzekutiv të

Federatës Shqiptare të Volejbollit

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) shpreh keqardhjen dhe indinjatën e saj për për vendimin e datës 19 tetor 2020, që refuzon rifillimin e sportit tonë. Pas shumë kërkesave të përsëritura prej një periudhe 7-mujore nga FSHV-ja, dhe në momentin kur mendonim se do i riktheheshim fushës së lojës, vjen dhe përgjigja më e pakuptimtë e Ministrisë së Shëndetsisë e cila vazhdon të ndaloj aktivitete në mjedise të mbyllura të kampionateve kombëtare të volejbollit.

Ndërkohë që janë hapur e funksionojnë palestrat e “fitness”-it, qendrat tregtare, transporti publik, baret, restorantet, shkollat, kinematë, etj., Ministria e Shëndetsisë e konsideron sportin e volejbollit me rrezikshmëri të lartë në përhapjen e virusit “Covid-19”! Një gjë e tillë vjen teksa ekspertët e mjekësisë dhe shëndetit anembanë botës e kanë ulur nivelin e perceptimit të rrezikut për shumicën e sporteve në përgjithësi dhe volejbollit në veçanti.

Ajo që duhet theksuar është se kjo përgjigje e Ministrisë së Shëndetsisë nuk merr parasysh as faktin se volejbolli ka një veçanti, që ekipet janë të ndarë nga njëri-tjetri dhe lojtaret luajne ne nje fushe 162 m2 e cila ndodhet ne nje hapesire 800 m2 minimumi. Edhe elementet e tjere qe perbejne lojen e volejbollit zhvillohen ne fraksione te sekondit gje qe e ben te pamundur transmetimin e Covid-19.

Duke marrë parasysh këto fakte, është shqetesuese që Ministria e Shëndetsisë nuk thellohet panvarsisht informacioneve të shumta që i kemi dërguar se si po menaxhohet ky sport në rajon e më gjerë. Kjo nënkupton se Komiteti i Ekspertëve nuk është thelluar fare në këto specifika, duhet përcjellë një përgjigje shabllon.

Kjo është në kontrast të plotë me atë që në të gjithë Evropën po luhet volejboll, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, etj, e për të kulmuar me Italinë, që është edhe epiqendra e Covid-19 në kontinent. Ndeshjet e Ligës së Volejbollit atje i ndjekin dhe spektatorët e distancuar.

Së fundmi, por jo më së paku, duke patur parasysh edhe faktin se i kemi dërguar autoriteteve përkatëse një protokoll shëndetsor anti-Covid-19 të bazuar në modelet më të mira anembanë Evropës, por dhe ai qe po perdoret ne Kosove e Maqedoninë e Veriut ku rastet jane me larta, por volejboll luhet. Federata Shqiptare e Volejbollit e cilëson përgjigjen e Ministrisë së Shëndetsisë, në rastin më të mirë, një vlerësim të bazuar në paaftësi për të gjykuar mbi arsyetim të shëndoshë, dhe, shpreh gatishmërinë e saj të riulet me ekspertët për të bërë të mundur të luhet sport.

Ndërkohë, i bën thirrje Ministrisë së Arsimit, Rinisë e Sportit të zgjohet nga “gjumi letargjik” si ministria pergjegjese për mbarëvajtjen e sportit në Shqipëri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img