Turi Çerekfinal i Kupës së Shqipërisë, edicioni 2020-2021 ka startuar sot në orën 13.00 me dy duelet e para, Laçi – Partizani dhe Dinamo – Skënderbeu. Pak çaste më parë janë mbyllur pjesët e para të këtyre ndeshjeve. Vemendja dhe emocionet më të shumta nga këto dy çerekfinale janë përqënduar në stadiumin e Laçit, ku skuadra vendase ballafaqohet me Partizanin. Dy skuadra këto që kryesojnë kampionatin shqiptar pas javës së 24-tërt. Dy skuadra këto të denja për të shkuar në gjysëmfinale, por që 45 minutat e para kanë fiksuar rezultatin e barabartë 0-0. Ndërkohë, në çiftin tjetër që po luhet në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit, Dinamo-Skenderbeu, korçarët e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh të dy golave me autor Mensah dhe Berisha, përkatësisht në minutat 22 dhe 43-të.
Dy çiftet e tjera çerekfinaliste, Vllaznia – Korabi dhe Teuta – Kukësi, startojnë në orën 16.00.