Sunday, November 24, 2024

Mbyllet java e 14-të e Superiores-Fitojnë Apolonia, Partizani dhe Tirana

Lexo

Me tre ndeshjet e luajtura pasditen e sotme, Tirana-Kastrioti, Skenderbeu-Partizani, Apolonia-Laçi është mbyllur java e 14-të e kategorisë Superiore. Pak a shumë fati i këtyre ndeshjeve u vendos në pjesët e para, me përjashtim të Tiranës që pas barazimit të përkohshëm 1 me 1 në fraksionin e parë iu desh 45 minutëshi i dytë për të siguruar fitoren ndaj Kastriotit. Dhe, këtë e arriti përmes talentit të Muçit që shënon në të 51-tën minutë duke i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Në Korçë, ndërkohë që një një fushë të mbuluar nga dëbora pritej dominimi i “ujqërve të dëborës” të ambientuar edhe më herët me një terren të tillë, ishte Partizani që përfitoi nga situatë e tillë. Avantazhi 0 me 2 i sigluar që në minutën e 7 për të kuqtë me golat e Bardhit dhe Solomon u lëkund pak me golin korçar që shënoi në të 65-tën Mensah. Por që gjithsesi Partizani arriti ta mbajë avantazhin deri në fund të takimit duke u larguar me tre pikë të rëndësishme nga Korça.

Surprizuese duket fitorja e Apolonisë, që për hirë të së vertetës në pragndeshje mediatikisht Laçi pretendent për trofe konsiderohej favoritë për këtë sfidë. Por, me atë çfarë bëri sot skuadra fierake, si dhe duke iu bashkuar edhe dy të mëparshmeve duket qartë dora e trajnerit italian Kamarata. Një Apoloni e transformuar që fiton me golin e shënuar nga Gjata në të 21-tën minutë dhe jep shpresa për mbijetesë.

Tirana-Kastrioti 2-1( Batha 35’, Muçi 51’/ Devid 21′)

Skenderbeu-Partizani 0-2(Mensah 65′ / Bardhi 4′ , Solomon 7′)        

Apolonia-Laçi 1-0 (Gjata 21′)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img