Mbyllet java e 16-të e Superiores, Erzeni i rrëmben një pikë të artë Rogozhinës, Teuta fiton ndaj krutanëve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Erzeni merr një pikë me shumë vlerë në fushën e Egnatias në javën e 16-të të Superiore, me sfidën e mbyllur 1-1.

Gjatë pjesës së parë, vendësit ishin më kërkues në lojën e tyre, por u mungoi saktësia në finalizim, siç ishte episodi i minutës së 27-të, me Fangajn që nuk arrin të godasë.

Pjesa e dytë ofron më shumë emocione, me gola të shënuar dhe të anuluar.

Në minutën e 51-të Egnatia fiton një 11-metërsh (pengohet Musta), që shndërrohet në gol nga Jackson, 1-0. E shpejtë kundërpërgjigjia e Erzenit, që gjen pas tri minutash golin me Sadikin, që fiton duelin ajror dhe shtyn topin drejt rrjetës. Në të 61-tën shënon sërish Jackson, por goli anulohet nga sistemi VAR për ndërhyrje të gabuar në ndërtimin e aksionit.

Shtatë minuta më vonë i anulohet goli edhe Notatos së Erzenit, sërish pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Në minutat në vazhdim, pavarësisht përpjekjeve të vendësve për të marrë fitoren nuk u shënuan gola të tjerë, me rezultatit përfundimtar që mbeti 1-1.

Egnatia shkon në kuotën e 25 pikëve dhe ruan vendin e tretë, ndërsa Erzeni, me 23 pikë, mbetet në vendin e gjashtë.

Nga ana tjetër, Teuta ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme në duelin e mbijetesës me Kastriotin. Në “Niko Dovana” durrsakët ia dolën të fitojnë 2-0 ndaj krutanëve.

Goli i parë i këtij takimi u shënua nga Lorenco Vila në minutën e fundit të kohës shtesë të pjesës së parë.

Ndërsa për golin e dytë duhej të vinte minuta e 64-të kur Oshafi do të dyfishonte shifrat, por festa e tij fillimisht do të shkonte dëm, pasi gjyqtari i ndeshjes anuloi për pozicion jashtë loje, por ndërhyrja e VAR-it e quajti gjithçka të rregullt. 2-0 për vendasit, që duket se mbyllën llogaritë e javës së 16-të.

Kastrioti bëri maksimumin për të gjetur golin që do të rihapte sfidën, por mbrojtja durrsake do të bënte siç duhet detyrat mbrojtëse që porta e Qirkos të mos vihej në rrezik.

Pas kësaj fitoreje Teuta grumbullon 17 pikë, ndërsa Kastrioti ka 1 pikë më pak dhe ndodhet në vendin e 7-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img