Friday, May 3, 2024

(Intervista) Trajnerët Duro dhe Kapllani flasin pas ndeshjes Egnatia 1-1 Erzeni

Lexo

Trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro, analizoi ndeshjen 1-1 kundër Erzenit, sfidë e luajtur në fushën e rrogozhinasve:

“Kampionati është shumë i fortë me shumë ekuilibra. Luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë. Një skuadër që ka bërë paraqitje të mira. Jam i kënaqur me zhvillimin e lojës. Kemi luajtur me shumë ekuilibër. Arritëm të shënojmë. Ishte fati i keq, që Erzeni na barazoi. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me ekipin. Futbolli është i tillë. Kam dyshime se si mund të anulohet goli i dytë. Tani e pashë. E njëjta situatë na ndodhi edhe në Shkodër. Për mua nuk diskutohet fare që është faull.

Pushimi? E thashë dhe më parë që jam i kënaqur me ekipin tim. Nuk të lenin hapësira. I thashë dhe çunave që duhet të kenë durim dhe qetësi. Ndeshja fitohet me 2-3 raste. Ne e çuam rezultatin në 2-1, por nuk na lejoi arbitri.

Presioni i Europës? E kam thënë që jemi në pozita të mira tani. Ky kampionat do të jetë shumë i fortë, kështu që ne jemi aty. Thashë që barazimi nuk është kushedi çfarë. Nuk e shoh rezultat negativ. Momente të caktuara ndikoi dhe arbitri.

Camaj dhe Delarge? Duamena ka bërë një ndeshje të mirë. Duket që është me klas. Është ndeshja e parë dhe ai u fut në ritmin e skuadrës. Ky është konkluzioni im. Për ata që janë larguar, nuk kthehem pas. Një ndryshim nuk quhet. Ata kanë dhënë kontributin e tyre. S’kanë luajtur bashkë”, tha ai.

Trajneri i Erzenit, Xhevahir Kapllani, ka folur për Oversport pas barazimit 1-1 kundër Egnatias në transfertë:

“Largohem me rezultat pozitiv, pavarësisht se erdhëm për dy rezultate sot. Fusha është super. Mendoj që e kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë. Skuadra u vendos shumë mirë. U munduam të zbatonim me përpikmëri detyrat. Kam dyshimet e mia te rasti i penalltisë, por s’dua të merrem fare.

Penalltia? Kisha preparatorin atletik duke stërvitur lojtarët rezervë. Më tha që nuk ishte penallti. Arbitri kishte mundësi, por edhe VAR-i të vepronte ndryshe. Mos të harroj që po luanim me një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Është një skuadër që pretendon për titullin dhe për Europën. Ne jemi në luftë për pikë deri në pikën e fundit. Kishim një mungesë të rëndësishme si Krasniqi. Është lideri i skuadrës. Lojtarët që e zëvendësuan u munduan të bënin më të mirën e mundshme.

Objektivi? Gjithçka është e mundur, por gjithçka bëhet edhe e pamundur duke parë skuadrat që janë të forta. Çdo 3 pikësh është flori. Ne do të vazhdojmë me të njëjtat objektiva, me të njëjtin mendim për të dhënë 200 përqind në fushë.

Dy fitore radhazi? Nuk është e lehtë të marrësh dy fitore radhazi. Tani është eleminuar faktori fushë. Kampionati ka hyrë në një rrjedhë të vështirë. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën.

Afrimet? Siç e kemi thënë, çdo ekip mundohet të përforcohet, baza do të jetë pak a shumë si në pjesën e parë të sezonit”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img