Friday, May 3, 2024

Starton të premten Kupa e Shqipërisë Superiore Moshat U-17 & U-19

Lexo

E premtja e 7 janarit 2022 shënon startin e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë për futbollin e moshave, U-17 dhe U-19, që sipas radhës i takon të jetë edicioni i shtatë.

16 ekipe pjesëmarrëse për secilën grupmoshë, të renditura më mirë pas javës së 13-të, ku 8 skuadrat e grupit A të Kategorisë Superiore për moshën U-17 do të kenë përballë skuadrat e grupit B të kësaj grupmoshe, teksa në po të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe me nën 19 vjeçarët e Kategorisë Superiore.

Ndeshjet do të zhvillohen në datat 7,8,9 dhe 10 janar, me sistem grumbullimi në Tiranë me një takim, ku nuk do të ketë kohë shtesë nëse loja përfundon në barazim, por fituesi i ndeshjes do të përcaktohet nga penalltitë.

Shorti i hedhur në zyrat e FSHF-së ka përcaktuar çiftet e turit të parë, ku ekipet shkodrane, KF Vllaznia dhe KF Shkodra për kategorinë U-17 do të përballen respektivisht Shoqaten e Futbollit Shpresa dhe Apoloninë. Po për turin e parë të U-17, Brians ndeshet me Besen, Shënkolli me Football Republic, për të vijuar me Tirana-Skënderbeu, Internacional Tirana-Flamurtari, A. Futbollit-Teuta, Shkëndija Tiranës-Durrësi 04.

Ndërkohë, në përballjet e kategorisë U-19, Vllaznia ndeshet me Bylis, ndërsa KF Shkodra me Besen, për të vijuar me çiftet e tjerë: Internacional Tirana-Teuta, Shënkolli-Football Republic, Tirana-Skënderbeu, Partizani-Flamurtari. A. Futbollit-Butrinti dhe Shkëndija Tiranës-Apolonia.

Turi i parë U-17

07.01.2021 / Ora: 10:00 KF Vllaznia – Sh.F. Pepa

07.01.2021 / Ora: 10:00 Brians – FC Besa

08.01.2021 / Ora: 10:00 Shënkolli – Football Republic

08.01.2021 / Ora: 10:00 KF Shkodra – FK Apolonia

09.01.2021 / Ora: 10:00 KF Tirana – KF Skënderbeu

09.01.2021 / Ora: 10:00 FC Internacional Tirana – Flamurtari FC

10.01.2021 / Ora: 10:00 Akademia e Futbollit – KF Teuta

10.01.2021 / Ora: 10:00 Shkëndija Tr. – Durrësi 04

 Turi i parë U-19

07.01.2021 / Ora: 12:00 KF Shkodra – FC Besa

07.01.2021 / Ora: 12:00 KF Vllaznia – KF Bylis

08.01.2021 / Ora: 12:00 FC Internacional Tirana – KF Teuta

08.01.2021 / Ora: 12:00 Shënkolli – Football Republic

09.01.2021 / Ora: 12:00 KF Tirana – KF Skënderbeu

09.01.2021 / Ora: 12:00 KF Partizani – Flamurtari FC

10.01.2021 / Ora: 12:00 Akademia e Futbollit – KF Butrinti

10.01.2021 / Ora: 12:00 Shkëndija Tr. – FK Apolonia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img