Friday, May 3, 2024

Më në fund i lirë! Orges Shehi fiton gjyqin me Tiranën. Vërshejnë ofertat e klubeve, Partizani një portë e hapur

Lexo

Merr fund saga e Orges Shehit, i cili ka fituar gjyqin përballë Tiranës në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Në fillim të tetorit klubi bardheblu largoi trajnerin që kishte fituar titullin kampion dy sezone më parë.

Duke pretenduar se nuk e kishte shkarkuar teknikun 46-vjeçar, por e kishte pezulluar,një lëvizje kjo për të penguar edhe transferimin e tij. Në një kohë kur bëheshin gjithnjë e më të fortë zërat për një interesim nga Partizani,që donte tua rrëmbente rivalëve të përjetshëm.

Në këtë mënyrë çështja mes trajnerit dhe klubit bardheblu përfundoi në tryezën e Dhomës së Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF. Që pas shqyrtimit të të gjitha akteve dhe hapave të nevojshëm proceduriale i ka dhënë të drejtë Orges Shehit i cili që tani është një trajner i lirë dhe mund të firmosë me këdo klub që është i interesuar për shërbimet e tij.

Veç të tjerash Tirana është e detyruar t’i paguajë Shehit pagën e plotë deri në tetor. Sipas Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve është shkarkuar në mënyrë të njëanshme nga Tirana,me klubin që do t’i duhet t’i paguajë pagën e rregullt.

Atë ku nuk përfshihen të drejtat e imazhit,deri në fund të këtij sezoni,pra në majin e 2024. Një vendim ky çlirues për Shehin,i cili pavarësisht se ka preferuar të mos dilte publikisht kundër klubit e kishte cilësuar etiketimin si i pezulluar të pakuptimtë. Për teknikun durrsak që bëri një punë të jashtëzakonshme te Tirana në dy sezonet para këtij në vazhdim, interesohet Shkëndija e Tetovës. Ndërkohë që siç dihet, një portë të hapur e ka edhe te Partizani.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img