Merkato-futboll moshat, Fc Djelmnia Shkodrane 2017 transferon talentin Blerind Morina tek AC REGGIANA

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Fc Djelmnia Shkodrane 2017 përveç funksionimit të Akademisë me një organikë të kompletuar drejtuesish, dhe një kontigjent shumë premtues lojtarësh tek të gjitha grupmoshat, po punon shumë për krijimin e hapësirave te të gjithë atyre lojtarëve që kontribojnë për këtë akademi nëpër skuadra Elite.

Drejtori Sportiv Kreshnik Krepi kofirmon ekskluzivisht për Veriu Sport se Presidenti i Akademisë Fc Djelmnia Shkodrane 2017, Benardin Kulla arrin të prezantojë tek AC REGGIANA futbollistin e talentuar Blerind Morina i datëlindjes 01/01/2001, futbollist ky i kombëtares Shqiptare, i cili është aktivizuar me grupmoshat në Belgjik.

Kalimi i këtij futbollisti në menaxhimin e Presidentit të Akademisë Fc Djelmnia është një ogur pozitiv për lojtarët e kësaj Akademie, të cilëve, me lirimin e daljeve në Europë nga problematikat e Pandemisë do t’i jepet mundësia të udhëtojnë drejt klubeve Elite. Mesa duket kjo Akademi ka objektiva të qarta që futbollistët që ka në administrim të rriten në të gjitha komponentët tekniko-taktike-fizike, dhe t’i jepet mundësia të provohen në skuadra Elite.

Gjithashtu, mesa duket, ky mirëorganizim i kësaj Akademie ka bërë që edhe Drejtori Sportiv i kësaj Akademie, Kreshnik Krepi të refuzojë shumë kërkesa të ardhura në adresë të tij nga skuadra të kategorisë së parë dhe më tej duke vendosur të qëndrojë në këtë pozicion për një kohë afatgjatë, sepse objektivat i stafit janë që qarta për arritjen e nxjerrjes së elemetëve premtues në akademinë e tyre, Djelmnia Shkodrane 2017.

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -