Atë që ditë më parë Veriu Sport paralajmëroi për një transferim të mundshëm të ish portjerit të Korabit, Kadri Birja për në futbollin kosovar u bë realitet. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës kur Birja është prezantuar zyrtarisht në klubin privat të Prizrenit, FC A&N.
“Transferimi më i ri i klubit tonë është portieri tiranas Kadri Birja. Kadri Birja i lindur me 30.09.1989 në Tiranë ka pasur një karier të pasur në ekipet me nam në Shqipëri. Luajti në ekipet Shkumbini Peqin, Luftëtari, Dinamo dhe së fundmi ishte pjesë e Korabit për 3 vite me radhë ku tregoj përformanca të shkëlqyeshme dhe pozicionheshin lartë në tabele. Portierit tonë të ri i dëshirojmë mireseardhje dhe suksese të shumta në FC A&N”, shkruhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga vetë klubi prizrenas FC A&N.