Klodian Duro është zyrtarisht trajneri i Gjilanit në Kosovë. Elbasanasi që ka shkëlqyer me fanelën kuqezi por që më heret ka luajtur edhe me Vllazninë, madje duke u shpallur edhe kampion i Shqipërisë nuk ka nguruar ta shprehë hapur dëshirën për të drejtuar kuqeblutë.
Megjithatë, destinacioni i tij tashmë është për në Kosovë duke marrë drejtimin e Gjilanit, aty ku do të zëvëndësojë ish trajnerin Zekirija Ramadanit, tashmë të larguar.
Me Klodian Duron në pankinë, Gjilani do të përballet shumë shpejt, në harkun kohor të tre javëve në ndeshjet europiane të Uefa Europa Confeërence League, ku shorti e ka vënë skuadrën kosovare të luajë kundër Progres Niedekorn nga Luksemburgu me dy sfidat e turit të parë, që do të luhen me datë 13 dhe 20 korrik.