Wednesday, July 24, 2024

Merkato-Teuta përforcohet me Arbër Çyrbjen, vjen nga kampionati kosovar ku luante për Dukagjinin

Lexo

Arbër Çyrbja është blerja më e re e skuadërs së Teutës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi durrsak me një njoftim në faqen zyrtare duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin, i cili së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit në kampionatin e Kosovës. Bëhet fjalë për një rikthim të mesfushorit, pasi Çyrbja është formuar te skuadra durrsake dhe ka luajtur aty për shumë vite, pa harruar që ka luajtur dhe me skuadra të tjera të Superiores si Kukësi apo Erzeni.

Njoftimi i klubit:

KF Teuta konfirmon akordin me mesfushorin, Arbër Çyrbja. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Dukgjinit në pjesen e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Cyrbja, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Partizanit.  #KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #ArberCyrbja dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img