Saturday, May 11, 2024

Merr jetë risia e radhës / Kursi i FSHF për skautët e futbollit nis më 15 maj, këto janë kriteret për t’u regjistruar

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit do të lançojë në mesin e muajit maj risinë e madhe në drejtim të formimit të profesionistëve të futbollit. Kursi për skautët e futbollit do të nisë më datën 15 maj dhe do të udhëhiqet nga Sektori i Edukimit në FSHF, duke u organizuar për herë të parë dhe duke zgjeruar kësisoj gamën e kurseve të edukimit.

Kurs që do t’u ofrohet të gjithë atyre që punojnë apo duan të punojnë me klubet si zbulues talentesh, do të jetë i ndarë në tre periudha për t’u përmbyllur më datën 1 qershor dhe synimi është që t’u ofrojë pjesëmarrësve mbështetjen dhe njohuritë e nevojshme stërvitore e përgatitore për të zhvilluar aktivitete në lidhje me vëzhgimin, analizën, vlerësimin dhe skautimin e lojtarëve dhe ekipeve.

Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

  1. a) Mosha minimale 20 vjeç, e plotësuar në datën e afatit të aplikimit;
  2. b) Diploma e shkollës së Mesme;
  3. c) Aktivitetin që ushtrojnë;
  4. d) Numër kontakti
  5. e) Fotokopje e ID ose e Pasaportës.

Nuk do të pranohen në kurs kërkesat e dërguara nga kandidatët e dënuar mbi 180 ditë nga Komisionet Disiplinore të FSHF-së; studentët të cilët, ndërsa ndjekin kursin, do të pësojnë një pezullim prej më shumë se 180 ditësh nga Komisionet e FSHF-së; kandidatët e dënuar përjetësisht nga Komisionet e FSHF-së; studentët të cilët gjatë zhvillimit të kursit dënohen nga autoritetet pezullohen nga kursi.

Kërkesa për regjistrim duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën drejtoria.teknike@fshf.al, përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 10.05.2023 dhe aplikimet që do të mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Për çdo informacion në lidhje me aspektet logjistike dhe organizative të kursit mund të kontaktoni sekretarinë e shkollës tek adresa e postës elektronike: drejtoria.teknike@fshf.al.

Kursi për skautizmin është më i fundit i një sërë programesh formimi për profesionistët e futbollit që ofron Federata Shqiptare e Futbollit, që ka investuar shumë në edukimin e trajnerëve, me licenca të të gjitha niveleve të UEFA-s, video-analistëve, trajnerëve të përgatitjes atletike, mjekëve sportivë, fizioterapistëve, ndërsa pak javë më parë organizoi edhe kursin UEFA B Goalkeeping për trajnerët e portierëve.

Ata që do të përfundojnë me sukses kursin do të pajisen me një licencë nga FSHF për ushtrimin e këtij profesioni.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img