Miqësorja, Shqipëri-Izrael, sot, ora 20:00 në “Air Albania”. Shkodranët, Sherri, Hysaj, Mitaj, Broja, në formacion

Lexo

- Reklamë -spot_img

Rolando Maran do të debutojë sot në stolin e Shqipërisë, drejtimin e së cilës e ka marrë vetëm pak kohë më parë. Miqësorja e sotme me Izraelin dhe ajo e pak ditëve me pas kundër Luksemburgut do t’i shërbejnë italianit për të njohur më mirë lojtarët dhe për të bërë planet për Ligën e Kombeve.

Maran pritet që sot të hedhë në fushë emrat “e vjetër”, ndërsa rreshtimi ndryshon, me italianin që preferon skemën me trekuartist, 4-3-1-2. Për ndeshjen e sotme, që starton në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë kanë disa mungesa, si Strakosha, Manaj, Muçi e së fundi Ismajli.

Portën ndaj Izraelit pritet ta mbrojë Alen Sherri, ndërsa para tij do të vendosen Hysaj, kapiteni Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesfusha do të jetë me treshen e përbërë nga Ramadani, Shehu dhe Asllani.

Nedim Bajrami me shumë gjasa do të marrë vendin e lojtarit që vepron pas dyshes sulmuese. Broja pritet të ketë një fanellë titullari në repartin e avancuar, ndërsa për vendin tjetër kandidojnë Uzuni dhe Daku.

Gjatë pjesës së dytë mendohet që trajneri Maran t’u japë minuta gjithë lojtarëve që do të ketë në dispozicion, pasi ky është edhe qëllimi i ndeshjeve miqësore.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Sherri

Hysaj    Ajeti      Gjimshiti    Mitaj

Ramadani    Shehu     Asllani

Bajrami

Broja           Daku (Uzuni)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img