Friday, May 3, 2024

Mirel Josa, e nis me fitore në stolin e kurbinasve. Laçi mund Skënderbeun 2-0 me dopietën e Guindos

Lexo

Tekniku kryeqytetas, Mirel Josa, i emëruar vetëm pak ditë më parë në krye të skuadrës së Laçit, e ka nisur me fitore aventurën si trajner i kurbinasve. Sfida, Laçi-Skënderbeu, e përfunduar vetëm pak minuta më parë është mbyllur me rezultatin 2 me 0 në favor të laçanëve. Për vendasit, golin e parë e ka shënuar Guindo në minutën e 40-të përmes pikës së bardhë të penalltisë.

Me avantazhin 1 me 0 për vendasit është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që të dytën, në të 64’, është i njëjti futbollist, Guindo që shënon golin e dytë për skuadrën e tij. Një dopietë kjo që ka entuziasmuar tifozërinë vendase, e cila pas disa rezultateve negative radhazi, në dy javët e fundit ka filluar të gjejë formën e duhur sportive duke marrë edhe fitoret e munguara.

Tre pikëshi i sotëm, krahas ngjitjes në tabelë, për Laçin ndikon jashtë mse edhe në rritjen e moralit për vazhdimësinë e kampionatit. Nga ana tjetër, humbja përe korçarët e drejtuar nga Migen Memelli është fatale, sepse e zhytë edhe më tepër në fundin e tabelës së klasifikimit.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img