Saturday, April 20, 2024

(Video) Mundje-Trajneri Elezi, flet për K. Kombëtar. Vllaznia mes më të mirave, por Elezi i shqetësuar për largimin e kampionëve kuqeblu

Lexo

Kampionati Kombëtar i mundjes për të rritur në stilin e Lirë dhe Greko-Romak i zhvilluar në Tiranë me pjesëmarrjen e 13 ekipeve, kishte në kunkurim edhe ekipin e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri, Nazmi Elezi.

Ndonëse me mundës të moshës së re në formacion, Vllaznia u rendit mes më të mirave, duke zënë vendin e tretë si ekip, ndërkohë që edhe si individë, mundësit shkodranë Maldin Camaj  pesha 61 kg dhe Griseld Kodra pasha 125 kg, zunë vendet e dyta, ndërsa Dashnor Koka dhe Marjan Kola, përkatësisht në peshat 74 dhe 79 kg u renditën në vendin e tretë.

Gjatë viteve të fundit, nga duart e trajnerit Elezi kanë dalë mundës cilësor, kampion të Shqipërisë, por ato largohen nga sporti për arsye të kushteve jo të mirë.

Është folur vazhdimisht për mungesën e një palestre të stervitjes së Vllaznisë, por edhe pse premtimet nga bashkia Shkodër nuk mungojnë, një gjë e tillë nuk po realizohet.

Dhe, së fundmi, trajneri Elezi, flet edhe për shoqatën e mundjes Vllaznia që është në process e sipër, zyrtarizimi i së cilës pritet të jetë në ditët në vazhdim.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img