Java e 11-të e Abisnet Superiore, pesë përballje në dy ditë para pauzës së kombëtares

Kampionati Abisnet Superiore do të vijë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të e cila do të jetë edhe etapa e fundit përpara ndërprerjes së kampionatit për shkak të angazhimeve të kombëtares shqiptare.

Pesë takimet e kësaj jave do të zhvillohen në dy ditë të shtunën dhe të dielën me skuadrat që do të kërkojnë të mbyllin këtë fazë të kampionatit me rezultat pozitiv.

Tri ndeshjet e para do të luhen të shtunën teksa programi do të nisë në orën 13:30 me dy përballje njëkohësisht Tirana-Teuta dhe Laçi-Partizani.

Ndërkohë në orën 18:30 vëmendja do të zhvendoset në Shkodër ku Vllaznia do të pres Elbasanin në një tjetër sfidë interesante.

Java e 11-të do të kompletohet të dielën me dy takimet e fundit të cilat do të luhen në dy orare të ndryshme.

Në orën 16:00 Dinamo do të përballet me Skënderbeun,ndërsa ndeshja përmbyllëse do të jetë ajo mes Egnatias dhe Vorës e cila do të luhet në orën 18:30.

Pas këtyre pesë përballjeve Abisnet Superiore do të ndërpres përkohësisht aktivitetin për tu lënë vendin ndeshjeve të kombëtares.

Kështu skuadrat do të kenë mundësinë të bëjnë bilancin e rezultateve të deritanishme dhe të përgatiten për rikthimin në garën për titullin kampion.

Kalendari i javës së 11-të Abisnet Superiore

E shtunë 7 nëntor 2026
Laçi-Partizani ora 13:30
Tirana-Teuta ora 13:30
Vllaznia-Elbasani ora 18:30

E diel 8 nëntor2026
Dinamo-Skënderbeu ora 16:00
Egnatia-Vora ora 18:30

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe