Friday, April 19, 2024

(Video) Basketboll Femra, Vllaznia humbet në shtëpi me Elbasanin, 57-61. Mikeshat përmbysin rezultatin në minutën e fundit

Lexo

Vllaznia-Elbasani 57-61

(15-17, 16-14, 16-11, 10-19)

Vllaznia dhe Elbasani në basketboll për femra u ndeshën sot në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e Javës së 17-të të Kampionatit Kombëtar të Superligës për femra.

Një ndeshje, e cila u shoqërua me zhvillime të ndryshme, ku rivaliteti ishte tipari kryesor i këtij dueli gjatë ecurisë së tij derisa në fund triumfon skuadra mike duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 57-61.

Referuar kronikës së lojës, pas disa barazimeve radhazi, është Elbasani që e mbyll dhjetëminutëshin e parë në avantazh 15-17. Vllaznia kundrapërgjigjet duke fituar periodën e dytë me shifrat 16-14 duke bërë që pjesa e parë 20 minutëshe të mbyllet në barazim 31-31.

Pas pushimit mes dy pjesëve, basketbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneri i tyre, Bledar Gjeçaj e përmirësojnë ndjeshëm lojën e tyre, madje duke krijuar një shkëputje deri edhe në dhjetë pikë difererencë. Por, megjithëatë, pas periodës së tretë, avantazhi i Vllaznisë është në pesë pikë, 47-42.

Basketbollistet kuqeblu e mbajnë lojën nën kontroll edhe gjatë periodës së katërt duke vijuar të udhëheqin në rezultat deri në 2-3 minutat e fundit të ndeshjes. Pikërisht, në këtë fund takimi, skuadra mysafire nga Elbasani e drejtuar nga trajnerja Elvira Xhyra, duke përfituar edhe nga disa gabime të basketbollisteve shkodrane arrijnë ta barazojnë dy herë radhazi rezultatin.

Kur duhet edhe një minutë lojë, Vllaznia është përsëri në avantazh, por nuk arrin ta mbajë kryesimin, sepse elbasanaset, barazojnë dhe kalojnë në avantazh duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitore, 57-61.

(Video) Basketboll Femra, Vllaznia-Elbasani, 57-61, java e 17 e Superligës

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img