(Video) Kreu i Këshillit Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, nderon disa breza të basketbollit shkodran në vite

Lexo

- Reklamë -spot_img

Këshilli i Qarkut Shkodër ka zgjedhur klasiken e basketbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, takim i vlefshëm për gjysmëfinalen e dytë të Kampionatit Kombëtar, faza Play-Off, për të nderuar basketbollistë të brezave të ndryshëm që kanë kontribuar në arritjen e rezultateve pozitive.

Ceremonia përkatëse në nderim të këtyre figurave u organizua në pushimin e ndeshjes, Vllaznia-Tirana, ku në hapje të saj, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, njëherazi një dashamirës i flaktë i sportit, sidomos i futbollit duke ndjekur Vllazninë, brenda dhe jashtë rrethit, ka vlerësuar kontributin e dhënë nga personazhet e dekoruara.

Së bashku me Sekretarja e Përgjithshme të Këshillit të Qarkut Shkodër, Znj.Desara Rumija, dekorimi i parë me Çertifikatë “Mirënjohje” ka ardhur për ekipin Vllaznisë në Basketboll, i cili në sezonet 2013, 2014, 2015 ka fituar tre trofetë kombëtarë, titull që e ka tërhequr kapiteni i Vllaznisë, Robert Shestani.

Më pas me Çertifikatë “Falenderimi” janë nderuar, veterani i nderuar i basketbollit shkodran, kampion i Shqipërisë me Vllazninë e vitit 1967 si dhe trajner kampion me moshat, ish basketbollisti dhe trajneri kampion Bledar Gjeçaj, aktualisht trajner i Bashkimit të Prizrenit në Kosovë, titull që e tërhiqi nipi i tij Roni Gjeçaj(zv.trajner i Vllaznisë), ish kampioni i Vllaznisë Fatjon Taraboshi, i cili po kalon një gjendje të rënduar shëndetësore, titull të cilin e tërhoqi babai i tij Qemal Taraboshi së bashku me djalin e Fatjonit, presidenti i KB Vllaznia Sokol Dibra dhe kolegu i tij, Petrit Maho, si dhe ish basketbollisti dhe kapiteni i Vllaznisë kampione së viteve 2015, Ervin Berdica.

(Video) Ceremonia e organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër në nderim të figurave të basketbollit shkodran.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img