Është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare ish kampioni dhe rekordmeni i notit shkodran dhe atij shqiptar, Tef Shestani. Pjesë e një familje me plot traditë në sported e ujit, ku së bashku me të janë 6 kampionë të notit në vite, duke filluar me motrën Anjeza, si dhe vëllezërit Marku, Zeka, Rroku dhe më pas edhe nipi Moisi, kanë qënë baza e sukseseve të Vllaznisë dhe kombëtares së Shqipërisë duke regjistruar mbi 100 tituj kampionë, rekorde kombëtare dhe fiti8min e medaljeve të arit. Ndërkohë, që në vijim, tradita e familjes Shestani në sportin e notit vijon edhe me nipat dhe mbesat, kampionë dhe rekordmenë, në Shqipëri dhe Itali.
Padyshim që një vend shumë të rëndësishëm në historinë dhe traditen e familjes sportive “Shestani” zë edhe Tef Shestani, karriera e të cilit varion nga vitet 1955-1967, përfaqësuesi potent i stilit shpinë i cili kohën që garoi ishte absolut në konkurimet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Tefa ishte i padiskutueshëm fitues në garat e tij, qoftë me Vllazninë, por edhe kur përfaqësoi Partizanin, ku gjatë tre viteve të shërbimit të detyrueshëm ushtarak ishte pjesë e këtij ekipi. Garat e preferuara të Tef Shestanit kanë qënë 100 dhe 200 metra shpinë duke u shpallur për shtatë vite radhazi kampionë kombëtar si dhe duke përmirësuar 8 herë rekordet kombëtare.
Tef Shestani është po aq rezultativ edhe në konkurimet e garave të stafetës 4 x100 duke u shpallur për disa vite me radhë kampion me Vllazninë ku kulmi arrin kur në stafetën e përzier 4 x100 m të përzier ekipin e Vllaznisë e përfaqësojnë katër vëllezërit, Tefë, Mark, Zef dhe Rrok Shestani, një rast unikal ky në histortinë e notit shqiptar.
Po kështu, Tefë Shestani do të ishte kampion edhe në garat e vaterpolit dhe kanotazhit, ndërkohë që ashtu si edhe i vëllai i tij Marku, ushtroi me plot sukses edhe detyrën e gjyqtarit të notit. Me ndarjen e tij nga jeta, familja Shestani humbi njeriun e afërt, ndërkohë që familja e madhe e notit shkodran dhe atij shqiptar, humbën një kampion autoritar të sportit të notit.
Portali Veriu Sport, i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes Shestani. Poshofsh në paqe kampion!
Gaspër MARKU