Tuesday, May 21, 2024

Vllaznia, gati për Linfildin. Tekniku Memelli ndryshon skemë dhe emra të formacionit të parë!

Lexo

Kuqeblutë janë gati për sfidën e radhës të Conferencë League. Nesër mbrëma, Vllaznia pritet të jetë në fushë me një pamje tjetër nga ajo e ballafaqimit të parë të luajtur javën e kaluar në transfertën e Irlandës së Veriut përballë Linfield të Belfastit.

Ditët që ka pasur në dispozicion për sfidën e dytë që do të luhet nesër mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, tekniku Megen Memelli i ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë. Bazuar në ato që ka konstatuar në Belfast, edhe pse më herët është deklaruar se skema e tij e preferuar është luajë me tre mbrojtës, për ballafaqimin e nesërm pritet që prapavija të luajë me katër mbrojtës në vijë të drejtë.

Ndërkohë, përpos rreshtimit taktik, Memelli ka vendosur që të ketë ndryshime edhe në emrat e futbollistëve që do ta nisin nga minuta e parë. Gjithnjë nga sa është parë gjatë proçesit stërvitor, përfshirë edhe atë të pasdites së djeshme, dy emrat e rinjë që pritet t’i shtohen formacionit të parë në krahasim me atë të javës së kaluar janë mbrojtësi i krahut të djathtë Geralb Smajli dhe maqedonasi, Darko Dodev repartin e sulmit.

Pjesa tjetër e skuadrës që do të luajë nga minuta e parë janë me Kristi Qarrin në portë, Juriç dhe Çeshmedjiev në qëndër, por që është në pikpyetje me serbin Stojanoviç duke pasur kapitenin Ersin Hakaj në krahun e majtë të prapavijës.

Alivoda, Boshnjaku dhe Mala janë të planifikuart në repartin e mesfushës, ndërkohë që vija e parë sulmuese, nga ku pritet të vijnë edhe golat e përmbysjes së disavantazhit, do të përbëhet me Çobën dhe Dodev në krah, Çoba në të djathtë dhe maqedonasi majtas, duke pasur në majë të sulmit shtatlartin, Bekim Balaj.

Gjithësesi, edhe pse duket se një formacion i tillë është krejt imundshëm të hidhet në fushën e lojës, duke qënë se ka edhe një seancë tjetër të fundit në dispozicion që do ta zhvillojë mbrëmjen e sotme, tekniku Memelli edhe mund të bëjë ndonjë modifikim të mundshëm në emrat që do ta nisin nga minuta e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img